Turqia dhe India janë dy ekonomitë e vetme brenda grupit G20 që shënuan rritje pozitive në tremujorin e parë të vitit 2020, në krahasim me tremujorin e mëparshëm, me 0,6% dhe 0,7% respektivisht, njoftoi sot Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
”Në mesin e ekonomive të grupit G20, Turqia regjistroi rritjen më të lartë vjetore me 4,4% ndërsa Kina regjistroi rënien më të madhe vjetore me 6,8%”, thuhet në deklaratën e OECD-së.
”Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) real në zonën e G20 ra me 3,4% në tremujorin e parë të vitit 2020, që është rënia më e madhe që nga viti 1998”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se ato vende që zbatuan masa më të hershme të bllokimeve regjistruan rënie më të mëdha të PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2020.
Në tremujorin e parë të vitit, Kina regjistroi rënie prej 9,8%, e ndjekur nga Franca dhe Italia me 5,3%.
Gjatë kësaj periudhe, PBB gjithashtu shënoi rënie të konsiderueshme edhe në Gjermani me 2,2 %, në Kanada 2,1%, dhe Britaninë e Madhe 2%.