Komisioni Europian propozon hapjen e kufijve të jashtëm të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor, që u mbyllën në Mars me nisjen e pandemisë së Covid-19. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ilva Johanson rekomandoi gjatë një konference për shtyp në Bruksel që vendet e para me të cilat të rikthehet lëvizja e lirë, të jenë sot të Ballkanit Perëndimor.
“Ne propozojmë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në listë që prej 1 Korrikut”.
Johanson tha se situata e pandemisë në këto vende është e njëjtë, ndoshta edhe më mirë se në shtetet e unionit. Komisionerja kërkoi që të hiqet karantina 14 ditore për shtetasit nga vendet jashtë hapësirës Shengen dhe të aplikohet e njëjta procedurë kontrolli kufitar si brenda vendeve të BE-së.
U takon tashmë vendeve anëtare të unionit të vendosin se kur do t’i hapin kufijtë me shtetet jo-anëtare në bazë edhe të të dhënave të pandemisë që ka secili prej tyre. Ky rekomandim shkon përkundër vendimit të qeverisë gjermane që të enjten vendosi t’i mbajë mbyllur kufijtë me vendet jashtë BE-së deri më 31 Gusht. Greqia do t’i hapë me Shqipërinë prej 15 Qershorit.