Kosova po përjeton një situatë të vështirëpolitike, diplomatike, institucionale, ekonomikedhe sociale kohët e fundit. Madje, edhe mbasvendimit të Gjykatës Kushtetuese të fund-majit2020 për krijimin e Qeverisë Hoti, vëndi duketse po ri-futet në një cikël të ri krize shumë mëkomplekse. Epiqëndra e krizës është hapja e dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e njëmarrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimine marrëdhënieve midis dy shteteve.
Palët politike në Kosovë kanë qasje tëndryshme për hapjen e negociatave. Në parim, të gjithë në Kosovë janë pro negociatave, sirruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve me Serbinë. Polemika politike në Kosovë është e lidhur, së pari me procedurat e hapjes së këtyrenegociatave, së dyti, me përmbajtjen e tyre, sëtreti, me ndërmjetësuesit ndërkombëtar dhe, sëkatërti, me shpejtësinë e realizimit tëmarrëveshjes. Më dy të parat do merremi nëkëtë shkrim. Me dy të dytat do merremi me njëshkrim tjetër pasues.
- Procedura e hapjes së bisedimeve
Në bisedimet, dialogun dhe negociatatdiplomatike procedurat kanë rëndësi të vecantë. Lidhur me procedurën për celjen e negociatave, tre qeveritë e fundit në Kosovë kanë mbajturqëndrime të ndryshme për celjen e negociatave, krahasuar me qeveritë e mëparshme. Qeveria e AAK me kryeministrin Haradinaj aplikoi tarifën100 përqind të mallrave Serbe, si kundër reagimpër celjen e negociatave. Kjo bllokoi procedurëne celjes së negociatave. Qeveria e VV me kryeministrin Kurti hoqi tarifën e QeverisëHaradinaj dhe vendosi masën e reciprocitetit, edhe kjo sërish si reagim për celjen e negociatave. Edhe kjo masë vijoi të mbante tëbllokuara procedurën e hapjes së negociataveme Serbinë. Qeveria e LDK me kryeministrinHoti po ndjek qasjen e heqjes së të gjithabarrierave të të dy qeverivë paraardhëse, si tëtarifës së Z.Haradinaj, ashtu edhe atë tëreciprocitetit, të z. Kurti, me qëllim procediminpër celjen e negociatave me Serbinë. Shkakkësaj inkoherence dhe përplasjeje qeveritare nëKosovë është Presidentit Thaci, cili që në kryetë herës ka insistuar për heqjen në mënyrë tëpakushtëzuar të cdo barriere që, sipas qasjes sëtij dhe të Serbisë, por jo vetëm, pengon celjen e negociatave.
Tani Kosova i ka hequr gjithë tëashtuquajturat pengesa për hapjen e dialogut me Serbinë, ose më saktë i është nënshtruarkushteve të Serbisë. Është koha të presimreagimin e Beogradit, i cili ka zgjedhjet politiketë 21 qershorit 2020. Pra, gjithcka do ngelet përmë vonë. Zgjedhjet, konstituimi i organeve tëreja postzgjedhore, përballimi i Covid-19 dhe iverës së nxehtë, dakordësimi me ndërmjetësuesit ndërkombëtar dhe më tej celja e negociatave me Kosovën. Duket se do jetësërish Beogradi që do vendosë për kohën e celjes së negociatave, pa kurrëfarë dakordësimime Kosovën.
Kosova lypet të jetë gati me draft-agjendën, strategjinë, parimet bazë, prioritetet, taktikatnegociuese, skenaret e mundshme, ekipinnegociator, ekipet e expertëve mbështetës, ndarjen e roleve brënda ekipit, mandatimin e liderit dhe opsionet finale më të pranueshme tëmarrëveshjes. Një pjesë e këtyre elementëveduhet të miratohen në Kuvendin e Kosovës, maksimalisht me konsesur, minimalisht me njëbazë sa më të gjërë politke. Pjesa tjetër i ngeletekipit negociator për t’i vendosurkonfidencialisht dhe në proces e sipër.
2. Thelbi i përmbajtjes së bisedimeve
Në bisedime, dialog dhe negociatadiplomatike përmbajtja është qështja themelore. Lidhur me përmbajtjen e negociatave polemikapolitike në Kosovë është edhe më e thellë, përqarja edhe më e madhe. Në epiqëndër tëpolemikës dhe përqarjes qëndron qasja ndajcënimit të territorialitetit të Shtetit të Kosovësnë dobi të Serbisë. Edhe këtë aspekt të krizësbrënda Kosovës përgjegjës kryesorë ështëPresidenti Thaci.
Ish kryeministri Thaci, që kaloi më pas nëpozitën e Presidentit, përgjatë bisedimeve lejoidevijime të shumta proceduariale dhepërmbajtësore. Thaci tejkaloi karakterin tekniktë bisedimeve dhe hyri pa mandat në cështjepolitike; negocioi për aspekte tëpanegociueshme konstitucionalisht, sic ështëpacënueshmëria e territorialitetit të Kosovës; nuk bëri raportim dhe transparencë si autoritetnegociues përpara Kuvendit të Kosovës; zhvilloibisedimeve personale sekrete me palën Serbe; si dhe transferoi autoritetin kryesor negociues tëpalës Kosovare, nga Qeveria, të cilën e ngarkonKushtetuta dhe rezoluta e Kuvendit e vitit 2012, tek Presidenti, pra tek vetevetja, që nuk ka autoritet kushtetues dhe as mandat parlamentarpër kryesimin e negociatave në emër tëKosovës. Këto devijime nga Kushtetuta dherezoluta e vitit 2012 të Kuvendit të Kosovësjanë përgjegjësi e Presidentit Thaci’, i cili ështëbërë objekt kryesor i polemikave në Kosovë. Polemikat polarizuan politikën dhe institucionet, sollën ndryshime qeveritare të një pas njëshmedhe bllokuan nga viti 2018 bisedimet formaleme Serbinë.
Është Presidenti Thaci i cili, gjatëbisedimeve sekrete personale me Serbinë, pa autoritet kushtetues dhe pa mandat të rezolutëssë Kuvendit të Kosovës të vitit 2012, negocioiintegritetin territorial i Kosovës. PresidentiThaci duket që ka pranuar versionin Serb tëPresidentit Vucic, në bashkëpunim edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Rama për‘shkëmbimin territorial’, i cili në thelb ka të bëjëme copëtimin e Kosovës. Presidenti Thaci ështëpërpjekur dhe përpiqet që të paraqesë‘shkëmbimet territoriale’ si cështje‘shkëmbimesh reciproke’ midis Kosovës dheSerbisë.
Në fakt nuk është kështu. Plani Vucic-Thaci-Rama i heq Kosovës rreth 15 përqind tëterritorit të saj dhe kjo, e konvertuar në treguesekonomik, është afro 25 përqind e Prodhimit tëPërgjithshëm Bruto të Kosovës. Këtu kihetparasysh se territoret e parapara për t’i kaluarSerbisë janë më të pasurat me lëndë të para, burime ujore dhe vlera natyrore. Me këtolëshime territoriale dhe ekonomike Kosovarrezikon të humbasë ekulibrin e viabilitetitmbijetues ekonomik dhe të shndërrohet në njëekonomi me profil fermë agro-blegtorale. NjëKosovë e copëtuar dhe e varfër është lehtësisht e thyeshme dhe e nënshtrueshme dhe, si e tillë, ka qënë dhe mbetet strategji e Serbisë.
Ky opsion Serb i dakordësuar ngaPresidentit Thaci është kundërshtuar ngashumica dërrmuese e faktorit politik në Kosovë, si VV, LDK, AAK, NISMA, nga opinionipublik, media, shoqëria civile, akademikët sidhe faktorë të fuqishëm ndërkombëtar si BE, Gjermani, Francë, Britani, vëndet e BallkanitPerëndimorë, fqinjët rreth Kosovës e Serbisë sidhe personalitete të shquara të diplomacisëShqiptare, Evropiane dhe Amerikane. ProjektiVucic-Thaci-Rama me ndikues të tjerëgjeopolitik dhe diplomatik mbas tyre thuhet tëjetë varrosur. Por, unë nuk mendoj kështu. Idea e këtij plani është sërish gjallë. Përsa kohë idejaështë gjallë, rreziku mbetet i lartë për Kosovën, sikundër edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe në Evropë.