Me 15 Qershor rifillon transporti publik

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton lajmin për rinisjen e transportit publik, i cili është ndërprerë prej tre muajsh, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Duke nisur nga data 15 Qershor rifillon transporti publik sipas protokollit të miratuar nga ISHP bën me dije ministria.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se kapaciteti i lejuar do jetë 70 përqind dhe të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska.

Vendimi

Një lajm i mirë për ?qytetarët dhe sektorin e ?transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP.