“JerusalemPost” ka bërë edhe një artikull tjetër për këngëtaren Dua Lipa lidhur me këngët e saj.
Tashmë ka nisur peticioni për kërkesën e ndalimit të transmetimit të këngëve të saj në radio.
Një peticion po bën thirrje që këngët nga pop ylli britanik Dua Lipa të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz, pasi këngëtarja postoi në llogarinë e saj në Instagram një postim anti-Izrael, ku pretendonte se ushtarët e IDF qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera anti-Izrael.
Mbi 3,000 njerëz kishin nënshkruar peticionin që në mëngjesin e së mërkurës.