Ballina ED/OP Sigurimi i votës së lirë, siguron ndryshim dhe progres – Nga Shpetim...

Sigurimi i votës së lirë, siguron ndryshim dhe progres – Nga Shpetim AXHAMI – kryetar i PLL

 

Sigurimi i votës së lirë dhe ardhja në pushtet, vetēm nëpërmjet saj ka qenë dhe mbetet kauza kryesore e aksionit të Obozitës së Bashkuar, për më shumë se një vit.

Kjo këmbëngulje e drejtë ka një arsye të fortë të pakundershtueshme, përballja me babzinë e KM Rama dhe të mercenarëve të qeverisë aktuale për të blerë, vjedhë e manipuluar çdo rezultat zgjedhor, kjo e vërtetuar me fakte.

Reforma zgjedhore, me standarte demokratike afatgjatë është shumë më e rëndësishme se një dakortësi momentale që do sillte përsëri kundershti rezultati, manipulim e kriza të vazhdueshme.

Qetësi, besim e siguri, tek kauza jonë demokratike e cila me vullnetin tonë e besim tek faktorët ndërkombëtarë që duan një Shqipëri ndryshe brenda BE, shumë shpejt do bëhen realitet.