Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian (BE) në muajin prill ishte 6,6 për qind, kanë bërë të ditur nga Eurostat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e publikuara thonë se shifra e muajit prill u rrit nga 6,4 për qind sa ishte në muajin e kaluar, ndërsa ra nga 6.8 për qind në të njëjtin muaj vitin e kaluar.
Ndërkohë, shkalla e papunësisë qëndroi në 7,3 për qind në eurozonë, nga 7,1 për qind në mars.
Eurozona përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme, euron, ndërsa BE përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.
Eurostat theksoi se masat e kontrollit të COVID-19 të aplikuara që nga marsi kanë shkaktuar një rritje të mprehtë të numrit të kërkesave për përfitime nga papunësisë në të gjithë BE-në.
“Krahasuar me muajin mars, numri i personave të papunë u rrit për 397 mijë në BE dhe për 211 mijl në eurozonë”, thuhet në raport.
Gati 14,1 milion persona në BE, nga të cilët 11,9 milion në eurozonë, ishin të papunë të muajin prill.
“Shkalla e papunësisë për gratë ishte 6,8 për qind në BE dhe për burrat ishte 6,4 për qind në muajin prill”, thuhet gjithashtu në raportin.
Nga Eurostat gjithashtu njoftojnë se në muajin janar në BE kishte rreth 2,78 milionë të rinj nën moshëm 25 vjeç të papunë, duke përbërë një normë të papunësisë së të rinjve prej 15,4 për qind.
Çekia, Polonia dhe Hollanda shënuan nivelin më të ulët të papunësisë me 2,1 për qind, 2,9 për qind dhe 3,4 për qind.
Normat më të larta janë regjistruar në Spanjë me 14,8 për qind dhe Letoni me 9 për qind në prill.