Sanxhaku paraqet një hapësirë gjeografike të veçantë territoriale dhe administrative, me traditë dhe subjektivitet të gjatë e të lashtë historik e kombëtar. Sanxhaku i Pazarit të Ri në vitin 1790 është përfshirë në kuadër të Vilajetit të Kosovës. Ndërsa si njësi administrative-territoriale ka pushuar në vitin 1902, duke mbetur kështu deri në vitin 1912; vit kur Sanxhaku do të okupohet dhe aneksohet nga Serbia.

Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Pozita gjeografike paraqet faktorin, i cili, në teorinë e gjeografisë, paraqet një rëndësi të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Të dhënat relevante historike dhe gjetjet arkeologjike dëshmojnë që nga lashtësia zanafillore ka qenë e banuar nga Ilirë. Këtë, ndër të tjera, e dëshmojnë edhe shumë toponime të ruajtura deri në ditët e sotme, të cilat dëshmojnë për të kaluarën ilire. Në përfindim të Luftrave Ballkanike aleatët e ndanë mes veti Maqedoninë, Kosovën, Sanxhakun dhe Shqipërinë. Lufta e vitit 1912, krijoi atmosferën në të cilën me një akt terrorist inicioi Luftën e Parë Botërore. Shumica e banorëve me kënaqësi pritën ardhjen e austriakëve. Në shtator te viti 1918, ushtria serbe filloi ripushtimet e viseve shqiptare, të cilat Konferenca e Londrës më 1913, ia kishte dhuruar padrejtësisht. Gjatë tetorit 1918, me gjithë qëndresën e armatosur të popullit shqiptar, trupat franceze dhe serbe arritën ta pushtonin Kosovën dhe viset tjera shqiptare. Pas gjendjes së krijuar, Kosova dhe Sanxhaku, që nga viti 1913, tashmë përfundimisht, mbetën të ndara. Serbia, pasi vendosi administratën pushtuese me anë të regjimit ushtarak e policor, ushtroi terror e gjenocid mbi shqiptarët duke përdorur forma të ndryshme të dhunës.

Pas kapitullimit të Italisë, të gjitha tokat që ishin nën  kontrollëmin italian kaluan në duart e  pushtetit Gjerman. LIdhaj e Dytë e Prizrenit nuk arriti të  luaj rolin  dhe të realizoj vendimet dhe qëllimet e veta. Në të njejtën kohë  në Sanxhak forcat  partizane komuniste u forcuan sepse u rreshtuan në anën e fituesit të Luftës  dhe u bënë faktor  për zgjdhjen e statusit të Sanxhakut. Me këtë rast edhe u formua Këshilli Vendor Antifashist i Çlirimit të Popullit të Sanxhakut.

Këshilli Vendor Antifashist i Çlirimit të Popullit të Sanxhakut, ishte organi më i lartë politik në Sanxhak gjatë luftës antifashiste. U themelua në Plevla më 20 nëntor 1943.

Kryesia e Këshillit Antifashist të Çlirimit të Popullit të Jugosllavisë, në Sesionin e Dytë të 29 nëntorit 1943 në Jajce, merr një vendim në të cilin ndër të tjera thuhet se ZAVNO (KNAÇ) i Sanxhakut ishte në funksion të organit themelues të pushtetit popullor në Sanxhak. Por, gjërat ndryshojnë më vonë.

Historikisht është e njohur se Krahina e Sanxhakut me qendër administrative në Novi Pazar ishte një trevë e banuar me shqiptarë, boshnjakë dhe sllavë në një përqindje minore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në këtë krahinë ishte zhvilluar një luftë e drejtë antifashiste, ku dalloheshin shqiptarët dhe boshnjakët. Por, me të mbaruar lufta, politikanët e Serbisë dhe të Malit të Zi do të bëjnë pazare dhe do ta ndajnë këtë trevë, ashtu siç provuan ta ndajnë edhe Kosovën. Ndarja ngjau me fajin e faktorit të brendshëm, por edhe në sajë të raportit të forcave politike dhe ushtarake.

Shuarjen e Sanxhakut si Krahinë Autonome, por edhe të ndarjes administrative në mes të Malit të Zi e përfaqësonte malazezi Millovan Gjillas dhe serbi Aleksandëar Rankoviqi.

Këshilli Antifashist Popullor për Çlirimin e Sanxhakut, në kuvendin e vet më 29 mars 1945, në Novi Pazar, konstaton që rrethet e Pribojit, Maleshevës, Zllatarit, Sjenicës, Dezhevës (Pazarit të Ri)  dhe Shtavicës ( Tutinit), pas Luftës Ballkanike, para krijimit të Jugosllavisë centraliste, i kanë takuar Serbisë, ndërsa rrethet e Plevlës (me ish-rrethin e Bolanicës) dhe Bjellopolës (me ish-rrethin e Llozanës) i kanë takuar Malit të Zi. Këshilli Antifashist i Çlirimit Popullor të Sanxhakut nuk sheh asnjë arsye që ashtu të mos jetë edhe sot, kur në bazë të vendimit të AVNOJ-it nga 29 XI 1943, ndërtohet Federata e re demokratike e Jugosllavisë.

Në Kuvendin themelues të këtij këshilli që është mbajtur më 20 XI 1943 në Plevle, e pastaj edhe më vonë, nuk është shtruar kërkesa për status të posaçëm të Sanxhakut në shtetin e ardhshëm. Prandaj, Këshilli Antifashist i Çlirimit të Sanxhakut, “pas dëgjimit lidhur me statusin e Sanxhakut në shtetin tonë të ri dhe pas diskutimit thelbësor për këtë çështje” vendos:

  1. Rrethet e Pribojit, Mileshevës, Zllatarit, Senicës, Dezhevës (Pazarit të Ri – v.j.) dhe Shtavicës ( Tutinit) t’i takojnë Serbisë federale, ndërsa rrethet e Plevlës (me ish-rrethin e Bolanicës) dhe Bjellopolës (me ish-rrethin e Llozanës) t’i takojnë Malit të Zi.
  2. Që Këshilli Antifashist i çlirimit të Sanxhakut të shpërndahet menjëherë;
  3. Që këshilltarët e deritashëm të rretheve të Pribojit, Mileshevës, Zllatarit, Dezhevës dhe Shtavicës menjëherë t’i mbajnë kuvendet dhe ta zgjedhin Këshillin e përkohshëm ekzekutiv nacionalçlirimtar të rrethit;
  4. Këshilli ekzekutiv Antifashist i Çlirimit Popullor të Sanxhakut pushon së funksionuar, pasi ky vendim të aplikohet në vepër;
  5. Këshilli Antifashist i Çlirimit të Sanxhakut e lutë Kryesinë e AVNOJ-it (KÇKJ), Këshillin Antifashist të Çlirimit Popullor të Serbisë, si dhe Këshillin Popullor Antifashist të Çlirimit të Malit të Zi që këto vendime t’i zbatojnë në vepër.

“Vdekje fashizmit – Liri e Popullit!”, thuhet ndër të tjera aty.

Për Këshillin Popullor Antifashist të Çlirimit të Sanxhakut, vendosën anëtarët e Këshilli Ekzekutiv: Milivoje Dobrashinoviq, Jaksha Bogdanoviq, Misho Paviqeviq, Edib Hasanagiq, Marinko Golluboviq, Zhiko Zhizhiq, nënkryetari i parë Murat Sheqeragiq, nënkryetari i dytë Dushan Ivoviq!

Në Kuvend kishte dalë edhe propozimi që Malit të Zi t’i bashkohen edhe Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Këtë propozim e kishte mbështetur dhe kërkuar Marko Vujaqiqi. Sreten Vukosavleviqi, sipas dokumenteve, kishte kërkuar që Sanxhaku me çdo kusht të ndahet, sepse nuk mundet të ekzistojë si tërësi, por që me “këtë ndarje mos të ngutemi”. Ndërsa, Eduard Kardeli dhe Sreten Zhujoviqi – meqë i pari kishte marrë territore të Italisë përfshirë edhe Trieshtën – kishte theksuar se Sanxhaku duhet të likuidohet, si njësi territoriale administrative e posaçme. Të përmbajtur kishin qëndruar Mosha Pijade, Rade Pribiqeviqi dhe Mile Perunqiqi, në mënyrë që këta të marrin pjesë në Këshillin (ZAVNO) Antifashist të Sanxhakut dhe aty të maten qëndrimet e përfaqësuesve.

Vendimi për ndarjen e Sanxhakut është bërë pa e pyet fare popullin, ndërsa disa politikanë kishin theksuar se me Sanxhakun është bërë gabim dhe se këtë vendim nuk duhet zbatuar.

Të përfundojmë, Tito, Gjillasi, Rankoviqi dhe Kardeli ishin ata që kishin bërë copëtimin e viseve etnike në Jugosllavi.