Njoftohet se Drejtoria e Aviacionit të Serbisë, miratoi masën e ndalimit të uljes së aeroplanëve që vijnë nga Mali i Zi në aeroportin e Beogradit. Ky vendim ishte si përgjigje ndaj vendimit të qeverisë së Malit të Zi e cila kohë më parë vendosi që prej 1 Qershorit t’i hapë kufijtë me shumë vende të rajonit përveç me Serbinë, kështu që sipas vetë deklaratës së kësaj Drejtorie dhe për këtë arsye, do të vendoset parimi i RECIPROCITETIT ndaj Malit të Zi.
Nuk dihet ende nëse ky vendim do të realizohet në praktikë por një gjë është e sigurtë, që Serbia po kërcnon një shtet fqinjë me parimin e reciprocitetit.
Kurse në anën tjetër, siç dihet tani parimi i reciprocitetit i cili ishte pjesë kryesore e programit të qeverisë Kurti ndaj Serbisë, u kundërshtu nga pothuajse i gjithë faktori politik i Kosovës dhe nga ambasadori Richard Grenell . Në të vërtetë ishte ky reciprocitet i cili nxiti aq shumë debate si në skenën politike ashtu edhe në Kuvendin e Kosovës ku dhe u shëndrru në një ndër shkaqet e rrëzimit të qeverisë Kurti.
Siç njofton Zeri.info (e datës 31 Maj 2020), përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajcak, gjithashtu ka kundërshtuar dhe ka kërkuar që të largohen menjëherë masat e reja të reciprocitetit të vendosura ndaj Serbisë nga ana e qeverisë së Kosovës.
Pse po heshtet në këtë rast tani (ndaj shtetit serb) dhe pse po mungojnë reagimet nga të gjithë ata të cilët ishin dhe janë kundër vendosjes së parimit të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë , duke përfshirë edhe ambasadorin Grenell i cili bëri aq shumë presion ndaj kryeministrit të atëhershëm të zgjedhur, Albin Kurti për heqjen e këtij reciprociteti ?.
Pra Serbisë i lejohet që të aplikojnë apo këcnojnë shtetet e tjera fqinjë me reciprocitet kurse Kosovës i mohohet një parim i tillë ndaj Serbisë !.
Nëse nuk reagohet ndaj vendimit të Serbisë për vendosjen e reciprocitetit ndaj në shteti tjetër fqinjë nga ata të cilët parimisht janë kundër këtij reciprociteti, atëherë kjo nuk mund të kuptohet ndryshe përveç si politikë e standardeve të dyfishta ndaj vendeve të kësaj pjese të Ballkanit.
Pra nëse dëshirohet dhe aspirohet të përcillet një mesazh i standardeve universale nga qendrat vendim-marrëse apo ndërmjetsuese, siç janë Brukseli dhe Washingtoni, dhe për hir të korrektsisë diplomatike e cila synon një stabilitet të qendrueshëm, atëherë duhet të udhëhiqet një politikë e njëjtë e konsistente dhe me trajtim të barabartë për të gjithë vendet sovrane të këtij rajoni.
1 Qershor 2020
P.S.
Burimi i informacionit:
https://www.google.com/…/serbia-vendos-masa-reciprocit…/amp/