Ballina Kuriozitete Sa punonjës dremisin gjatë kohës që punojnë në shtëpi?

Sa punonjës dremisin gjatë kohës që punojnë në shtëpi?

Gjetjet e sondazhit

  • Krevati është vendi më i zakonshëm ku punonjësit flenë. Megjithatë, ka dhe nga ata që e mbështesin kokën në tryezën e punës
  • Më shumë se 50% e punonjësve pranon se shpenzon kohë gjatë orarit të kohës në rrjetet sociale, duke lundruar në internet apo duke dërguar mesazhe
  • Punonjësit që kujdesen ndërkohë për fëmijët kanë 6% gjasa më pak për të dremitur.

 

Ndiheni të lodhur?

Mbase e keni kaluar natën jashtë, apo ndoshta ajo mbledhja e gjatë e lodhshme ju solli gjumë. Cilado që të jetë arsyeja, ndodh shpesh të luftoni me përgjumjen në punë.

Por sa e shpeshtë është të biesh në tundim dhe të dremisësh pak? Ndërkohë që shumë njerëz punojnë ende nga shtëpia dhe kanë krevatin aty pranë, sigurisht që kjo është koha më e mirë për të fjetur fshehtazi. Studimi mori në vëzhgim 2000 punonjës amerikanë për të zbuluar se sa prej tyre dremisnin gjatë kohës që po punojnë në shtëpia. Vëzhgimi gjeti se 1 në 3 përfitojnë nga situata për të bërë gjumin aq të nevojshëm.

Megjithatë, ndërkohë që numri i punonjësve që dremisin është në rritje, vëzhgimi gjeti se ka edhe mënyra të tjera se si ata e shpenzojnë kohën.

Gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me punën të cilat njerëzit i bëjnë gjatë orarit të punës
Natyrisht, dremitja nuk është e vetmja gjë që njerëzit bëjnë gjatë punës, për të cilat shefi juaj mund të mos jetë shumë i kënaqur.

Nuk është aspak për t’u habitur që shpërqendrimet më të zakonta mund të bëhen edhe pa u shkëputur prej kompjuterit. Nëse po pyesni veten se çfarë nënkuptohet me ‘tjetër’, më poshtë janë disa prej rezultateve të vëzhgimit

  • Kujdesja / shpenzimi i kohës me kafshët në shtëpi
  • Kontrolli i vazhdueshëm i email-it
  • Ëndërrimi me sy hapur
  • Aplikimi për punë të tjera
  • Vizatime / Qëndisje me grep / Ndjekja e një pasioni
  • Bërja e ushtrimeve fizike
  • Punë për një punë të dytë
  • Një sërë aktivitetesh në dhomën e gjumit, që nëse do të kishit qenë në zyrë, do të kishit shkuar menjëherë te Burimet Njerëzore.

 

Metodologjia

Zippia.com kreu një studim te 2000 punonjës amerikanë që punojnë në shtëpia për të kuptuar se si ata i shpenzojnë orët e punës tani që rutina e tyre ka ndryshuar. Çdo punonjës iu përgjigj 6 pyetjeve të thjeshta për rutinën e tyre.

 

Në fund të fundit, dremitja nuk është kaq e dëmshme

Sigurisht, nëse ju nuk jeni punuar dhe shefi ju gjen me kokën në tryezë duke dremitur, nuk do të bëni një figurë të mirë. Sigurisht e njëjta gjë mund të thuhet për bisedat me kolegët apo shpenzimi i kohës në rrjetet sociale.

Megjithatë nëse jeni të rraskapitur dhe joproduktiv, një dremitje e shpejtë (apo një pushim i shkurtër) mund të jetë gjëja e duhur për t’iu ripërtërirë dhe për të kapur afatet.

Studimet tregojnë se punonjësit janë më shumë produktivë kur kanë mundësinë që të pushojnë pak. Këshillohet që ju të punoni për 52 minuta dhe të bëni një pushim prej 17 minutash që të jeni më produktiv. Me pak fjalë, pse ato 17 minuta të mos jenë një dremitje për të rifituar energjitë?

Burimi: Ladders