Maji ka qenë muaji me më së shumti ditë me diell në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, derisa pranvera e këtij viti ka qenë më e nxehta, ka njoftuar Zyra për Mot e këtij vendi.

Banorët e Mbretërisë së Bashkuar kanë shijuar 266 orë me diell në muajin maj, duke tejkaluar një rekord prej 265 ditëve në qershor të vitit 1957.

Meteorologët kanë thënë se janë mahnitur me ndryshimet e motit nga lagështira ekstreme në thatësi.

Sipas tyre ky nuk është mot “britanik”.

Mesatarisht, Mbretëria e Bashkuar regjistron 436 orë me diell në periudhën nga marsi deri në fund të muajit maj.

Prej vitit 1929, vetëm në 10 vjet janë regjistruar më shumë se 500 orë me diell.

Shkencëtarët kanë thënë se moti i kohës së fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë i pashembullt.

Këtë vit kemi gëzuar 626 orë me diell – duke thyer rekordin e kaluar me një shifër të madhe, ka thënë një pjesëtar i Zyrës për Mot.