Roger Federer është sportisti më i paguar në botë, siç zbulohet nga renditja e revistës Forbes.

Aktualisht numri 4 në botë, midis 1 Qershorit 2019 dhe 1 Qershorit 2020, Federer ka fituar diçka rreth 102 milion franga, pothuajse tërësisht nga të ardhurat e sponsorizuara dhe nga reklamat.

38-vjeçari, për herë të parë në krye të këtij renditje, është atleti i dytë në aktivitet pas Tiger Woods që tejkalon pragun prej 100 milion dollarësh dhe është i pari tenist që e kryeson për 30 vjet histori.

Bazilezi i paraprin lojtarëve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ndërsa gruaja më e paguar është Naomi Osaka, në pozicionin e 29-të me 36 milion franga./RSI.ch/EB/Voal/