Mbrenda 79 e ditësh në izolim, kam heshtur por nuk jam shqetësuar, sepse unë e ndjeva atë si një mesim djallëzor nën vellon e Covid – 19, Coronavirusi dhe kur e ndieva këtë e kuptova se unë e kisha përjetuar në trupin, në shpirtin tim, gjatë jetës sime, dhe se e kam në mendjen masën mbrojtëse nga çdo virus.
Jo, Kjo nuk mund të më bind të mos më bie e të mos palavit për toke. Ky është një virus që duhet të kesh kujdes, jo vetëm për vete por edhe për familje dhe shoqërinë. Një virus, të cilin nuk e njeh askush, dhe nuk e din nga vjen, domosdoshmërisht të fton që të kemi kujdes dhe është e palejueshme që të kesh kontakt me te tjerët.Sepse nuk e din, për një çast se kush është burimi e nga mund të infektohesh.
Dhe, për 79 ditë ishim izoluar, kemi qëndruar pranë familjeve së ngusht, nuk mbizotëronte disponimi i qytetarit, mungonte fjalimi, buzëqeshja, takimet tjera familjare, ndërsa rrugët e qytetit ishin të zbrazta, përpos atyre njerëzve që ishin me leje, punonin nëpër markete, barnatore, dhe deri me tani kur erdhi momenti, kur qytetari të bëhen si bletët dhe të vaprojne në mallëzim për njerin tjetrin, të cilët nuk ishin parë….
Dita e 79 e izolimit, ishte dita e buzëqeshjes që së paku ia ktheu qytetit, shpresën, gjallerin. Edhe, buzëqeshja ime u kthye në gëzim dhe për pak kohë një gjë e mirë më doli, mu duk sikur asgjë nuk perjetova. Thuaja se krejt mërzia e këtyre ditëve u harrua.
Në qytet ndieja një jetë tjetër nga ajo e izolimit për 79 ditë. Këtë jetë çlirimi që një kohë të gjatë prej izolimit, e ndjeva kur Vendimi i ri qeveritar, lejoi tubime. Qeveria në detyrë e Kosovës me 28 maj 2020 mbajti mbledhje në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikë – kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.
Me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Poashtu edhe bizneset e mëdhaja. Pastaj mbyllja e objekteve fetare. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara u bë rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Natyrisht, faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale. Gjithashtu, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i objektit të pikë-kalimit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit. Mirëpo ka dhe një dëshprim. A po me doket mu…a ” tamam ” e kanë ” kap nga përpara e nga prapa” IKSHPK-në…Nuk e di. Kush dhe pse ?
Tash kur jane hequr masa e ndalimit të tubimeve sipas burimeve mirë të informuara diku në qytet, qytetarët, po përgatiten së pari t’i bëjnë pikat për test proteste kundër një kryetarit të komunës i një partie në detyrë qeveritare…për shkak “keqeverisjes ” me dinamike… e pastaj ta bëjnë test proetsten e parë, të dytën, të treten e kështu me radhë…Nëse dikund duhet të organizohen protestat atëherë, ato i kane hije Prizrenit…ndërsa pikat e kuqe kanë shije…Çastet, po vijnë njera pas tjetres kur une dhe qytetaret po hetojne, se sipas mendimit te tyre, qeverise ne detyre, po i kthehen krijese ” primitive lakuriqe ” që me një dore mban shigjeten ne tjetren shtizen, me te cilet njeri mbi tjetrin po i gjuajne, sikur te jene ne boten e elefantit dhe luaneve, ne nje gjungel. A e meritojme kete lufte ne ne mes Europes. Jo, jo… kjo nuk eshte mire. Keshtu, pra, epshi per pushtet po kthehet ne nje gazmend perçarese, pastaj kthehet ne antipati. Dhe, shkon kohe e gjate qe simpatia te kthehet ne dashuri, ne tolerance, ne realitet, ne melodi te bukur dhe telat e ketyre te shterngohet ne drejtesi.
Për këtë unë nuk dua që vendit ta shoh të çakorduar dhe ti bëjë ndonjë të keqe, as nuk dua që t’i shoh qytetarit ketij vendi se si djallëzohen e të kundervihen njeri me tjetrin në atë masë sa deti të ushton dhe të trazohet dhe të jetë i dëmshëm kur përplaset anija në gurët e tij, apo aq sa është e dëmshme apo që shkakton vetime ( murmurima ) kur i bie një drurit, e ndan drurin ( shkëmbin ) në dy pjesë.
Pas, gjithë jetës të dëshirës së flakë, kjo që po ndodh pranë meje, e dogji aroma e druve të djegur, duke më mbushur mushkritë me një dëshprim, duke mos ditur ose menduar se do të ishte shkatërruese për gjithë shoqërinë e këtij vendi varfnjak. Temperatura e ngritur ish grumbulluar ngadal në zemrën time, gjë që këtë kohë të pandemisë e dëshiroja të kthehej shërimi i plotë, e ti kthehet qetësia Kosovës, kur ne po presim shërimin tek qytetarët prej Covid – 19, coronavirusit dhe virusit politik që edhe ekonomia t’i kthehet produktivitetit të shëndosh ekonomik, që ka shkaktuar një katastrofe të paparë në mbarë botën, e le më në vendin tonë, në Kosovë edhe ashtu me ekonomi të varfër. A është virusi politik më i keq se virusi Covid – 19, kur zemra e dy milion qytetar në varfëri, zëri i së cilit dridhet në te shpirti i qytetarit sikur zëri i bilbilit në rërën e shkretirës ? Thash po. U ndala dhe e fshija me shuplakën e dorës, duke shpresuar se do të hiqet qafe edhe virusi politiik. I dëgjova lajmet, në të gjitha kanalet televizive. Dëgjova, se Banka Botërore: ( 29 maj 2020 ) Deri në 150 mijë njerëz në Kosovë mund të bien në varfëri si pasojë e koronavirusit Covid 19.
Një studim i Bankës Botërore konstaton se pandemia COVID-19 do të rrisë nivelin e varfërisë dhe të papunësisë në Ballkanin Perëndimor. Në Ballkanin Perëndimor sipas Bankës Botërore të gjitha shtetet, dikush më shumë e dikush më pak do të preken nga pandemia COVID-19.Sipas këtij studimi, efektet në varfëri në Kosovë ka gjasë të jenë të mëdha, shumë njerëz pritet të humbasin vendin e punës e sidomos punëtorët sezonalë dhe të punësuarit në sektorin informal. Më tutje, ky studim thotë se prej 57 mijë deri në 148 mijë njerëz në Kosovë mund të bien në varfëri. “Me ndërprerjen e aktivitetit ekonomik dhe rënien drastike të remitancave si rezultat i COVID-19, ka gjasa që efektet në varfëri në Kosovë të jenë të konsiderueshme. Një numër shumë i madh individësh pritet të humbasin vendin e punës, veçanërisht ata me kontrata me afat të caktuar, punëtorët sezonalë dhe të punësuarit në sektorin informal. Kosova ka një sektor të madh ndërtimi, i cili është veçanërisht i ndjeshëm pasi përbën një burim të rëndësishëm të të ardhurave për shtresat e varfëra dhe të cenueshme në zonat urbane. Në të vërtetë, simulimi i kryer për këtë shënim sugjeron se 57,000 – 148,000 njerëz mund të bien në varfëri, ndërsa klasa e mesme mund të tkurret me rreth 100,000 njerëz. Kjo është ekuivalente me një rritje prej 4 -10 pp të shkallës së varfërisë. Megjithëse asistenca sociale është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për të varfërit (rreth 15 për qind në 2017) dhe në njëfarë mase do t’i mbrojë ata nga efektet e krizës, më shumë se gjysma e njerëzve që do të bien në varfëri nuk përfitojnë nga asnjë program aktual i përkrahjes sociale (megjithëse rreth 40 për qind e tyre marrin pension), duke rritur kështu nevojën për zgjerim të mbulimit dhe ndoshta edhe bujarinë e programit të transfertave në para fizike me qëllim lehtësimin e efekteve nga rënia e të ardhurave.”, thuhet në studimin e Bankës Botërore. Më tutje thon : Të ardhurat në Kosovë mund të bien edhe si shkak i rënies së remitancave. “Gjithashtu edhe të ardhurat nga burime të tjera ka gjasa të bien për shkak të rënies së remitancave. Në vitin 2019, remitancat në vendet e Ballkanit Perëndimor varionin nga 2 deri në 10 për qind të PBB-së, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova kanë varësinë më të madhe prej tyre. Punëtorët emigrantë, veçanërisht të punësuarit e përkohshëm ose informalë, mund të humbasin vendet e punës në vendet evropiane të goditura rëndë nga pandemia dhe izolimi.
Ka frikë, disa nga këta emigrantë do të kthehen në vendet e tyre, duke rrezikuar të mbeten të papunë dhe pa mbrojtje sociale. Flukset hyrëse të remitancave për familjet në Ballkanin Perëndimor do të pësojnë rënie.”, thotë studimi në fjalë. Poashtu, Sipas Bankës Botërore, në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor mbi 400 mijë njerëz mund të bien në varfëri dhe shtresa e mesme mund të tkurret ndjeshëm. Shumë prej atyre të cilët mund të varfërohen aktualisht nuk janë duke përfituar nga mbrojtja sociale, dhe të rrezikuar janë sidomos punonjësit infomalë të cilët nuk janë të mbuluar nga sigurimi i papunësisë dhe nuk marrin ndonjë lloj mbështetjeje tjetër.”, thuhet në përshkrimin e studimit. E pandemia COVID-19 sipas BB mund të ketë ndikim të madh edhe në sektorin e arsimit, ku një përqindje e madhe e nxënësve do ta lënë shkollën. Kështu edhe nga niveli i lartë i ndotjes së ajrit në disa qytete të mëdha dhe numri i rritur i sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes të cilat e shoqërojnë këtë ndotje e rëndojnë më tej këtë cenueshmëri, sidomos nëse përsëritet një shpërthim epidemie prapë dimrin e ardhshëm thuhet në përshkrimin e BB. Pershkrimi i BB.
Dhasht Zoti eshte mashtrim, ndryshe eshte rrezik kur ke perpara, ne radhe te pare virusin politike pastaj edhe Covid -19. Eshte mundedia te sherohemi nga kjo semundje e perditshmerise ndersa nga Covid – 19, sherimi eshte i shpejt. Te gjithe se vashku, me vetedije mbrijtese e tejkalojme. Kulmi i pandemise eshte arritur. Fal, angazhimit me aq sa kishin mundesi ISHKP -ja, dhimbjet neper kokat tona u zbuten, deri sa edhe masat e levizjes u zbuten mjaft. Viruset, vijne e shkojne sikurse mjegulla qe bie e ngritet nga nje liqen e bjen ne liqenin tjeter dhe pse jo edhe zhduket. Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Arben Vitia, pati një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në reagimin ndaj virusit korona Covid-19. Ai tha: Përveç tjerash, pasojat e këtij infeksioni ishin më të vogla në Kosovë. Në këtë aspekt, ai falënderoi edhe Qeverinë e Italisë për përkrahjen që i dha Kosovës në reagimin kundër Covid-19.
Këto komente Ministri Vitia i bëri gjatë një takimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku bashkë me ushtruesin e detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, Ambasadorin e Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando dhe kolonelin David Colussi të Armatës Italiane morën pjesë në prezantimin e përkrahjes së dhëne nga Republika e Italisë për institucionet e Kosovës në reagim ndaj pandemisë Covid-19.
“Pandemia ndryshoi mënyrën tonë të jetës, na sensibilizoi dhe na bëri më të afërt me njëri- tjetrin. Pandemia pos që na ndryshoi mënyrën e jetës, na sensibilizoi dhe na bëri më të afërt dhe të bëhemi më shumë human dhe të respektojmë njëri- tjetrin. Një bashkëpunim i jashtëzakonshëm brenda Kosovës, duke filluar nga ata që ishin në vijën e parë të frontit, e bëri të mundur që ne si Kosovë të tejkalojmë mirë këtë pandemi, mirëpo një ndihmë e jashtëzakonshme ka qenë ajo nga miqtë ndërkombëtarë. Me këtë rast Italia, si nga vendet jo shumë që kanë kontribuar në shëndetësi, në këtë situatë Italia u përballë më këtë pandemi, qëndrimi pranë nesh e bënë që të jemi më falënderues që na ndihmuan dhe na qëndruan afër nesh”, tha ministri Vitia.
Gjate ketyre 79 diteve te izolimit nga Covid – 19 ( afro tre muaj ) me preokuponte ajo ndjenje e ekonomise, ngjenja e gezimit perfitoi naten e 27 majit, kur degjova se disa masa te izolimit per levizjen e qytetareve dhe disa ekonomi – biznese ekonomike, u liruan dhe se kjo do te fillon nga data 28 maji 2020.
Ndersa faza e trete do te fillon nga data 1 qershor 2920. Keto masa liruese, mu duken se po mbaj ne duar rrezen e diellit, ulur ne murin e lumbardhit ne Prizren, qe kishin shtrie rrezet ne cdo skaj te qytetit, kurse qytetaret, natyrisht buzeqeshen ndersa ne fytyre e tyre shkelqente drita me syte e thelluar neper punet e tyre, sidomos Gastronomet ishin thelluar ne pune, si mu duk mua horizontet e brendise se shpirtit te tyre te merzitur mese 79 dite te izolimit nga Coronavirusi.
Te gjithe ne qytetaret, kete dite te ndritshem, te ngrohte, i hapem syte me levizjen e lire.Ne diten e trete, qyteti po frymon ndryshe, por ende pandemia nuk eshte zhdukur krejt, prandaj, duhet te respektojme akoma masat qe i nderrmerr IKSHP-ja, sepse, keto dite, ne Komunen e Prizrenit, akoma po infektohen qytetaret nga Covid – 19.
E shtune, 30 maj 2020 – te
Murat V. Gashi.