Ballina Bota Studimi i “King’s College London”: Njerëzit në Britani janë duke qëndruar në...

Studimi i “King’s College London”: Njerëzit në Britani janë duke qëndruar në shtëpi pavarësisht lehtësimit të masave

 

Njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar po qëndrojnë në shtëpi pavarësisht se kryeministri Boris Johnson kohët e fundit ka lehtësuar masat kufizuese, sipas një studimi të ri nga King’s College London.

“Këshillat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mund të jenë zhvendosur në ‘qëndroni vigjilent’, por njerëzit janë duke ndjekur ende mesazhin ‘qëndroni në shtëpi’, tha profesori Bobby Duffy, Drejtor i Institutit të Politikave në kolegj.

Studimi tregoi se një në shtatë të rritur të anketuar nuk u largua nga shtëpia e tij një herë në javën e kaluar dhe 41% e njerëzve nuk u larguan nga shtëpitë e tyre për pesë ose më shumë nga shtatë ditët e kaluara.

Këto shifra tregojnë “seriozitetin me të cilin njerëzit ende po e marrin pandeminë e COVID-19”, tha Duffy.

Studimi tregon gjithashtu se më shumë njerëz po përdorim maska, shifër kjo që është dyfishuar krahasuar me gjashtë javë më parë.

“Krahasuar me gjashtë javë më parë, zbatimi mbetet shumë e lartë dhe praktikisht i pandryshuar” për masa të tilla si distancimi social dhe larja e duarve, tha studimi.

Kryeministri Johnson tha të enjten se Britania do të fillojë heqjen e kufizimeve duke nisur nga e hëna në një fazë të re. Lehtësimi vjen pasi niveli i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar ka ardhur vazhdimisht në rënie. Nga kulmi i 943 vdekjeve në 14 prill, Mbretëria e Bashkuar njoftoi 256 vdekje nga koronavirusi të enjten.