Berlini po lehtëson më tej masat kufizuese të vendosura kundër koronavirusit, duke lejuar që baret, lokalet dhe palestrat të rihapen, si dhe të rritet numri i pjesëmarrësve për tubimet publike raporton CNN.

Duke filluar nga kjo fundjavë, do të lejohen shërbimet e lutjeve në natyrë me një numër të pakufizuar në kryeqytetin e Gjermanisë.

Nga e marta, 2 qershor, lokalet do të lejohen të rihapen, por klientët do të duhet të qëndrojnë në tavolina 1,5 metra larg. Klubet e natës do të mbeten të mbyllura.

Ngjarjet në ambiente të hapura si koncerte apo shfaqje filmike do të lejohen duke filluar nga 2 qershori, duke lejuar një kufi prej 200 pjesëmarrës. Ky limit do të rritet në 500 deri më 16 qershor, dhe deri në 1.000 pjesëmarrës deri më 30 qershor.

Kinematë e brendshëm që plotësojnë rregullat e higjienës do të lejohen të rihapen më 30 qershor.

Senatori i Brendshëm i Berlinit, Andreas Geisel, ka paralajmëruar se rregullat më të rrepta do të rivendosen nëse situata e virusit përkeqësohet përsëri.

Deri më tani në Gjermani janë konfirmuar mbi 180 mijë raste positive, si dhe mbi 8 mijë persona kaë humbur jetën.