Janë bërë shumë lakmitarë
Do qyqarë historianë
Për një grusht para dhe ar
Po përdhosin legjendarë
Si e mban, o Zot, te dheu
Paskal Milon, atë farë „trimi“
Na përdhosi Skënderbeun
I bën nder turkosllavizmit.
Beligradi çfarë dhuroka
Këtij „mentarit“ kaq të rrallë
Tej, nga stepat gëzon Moska
Para, turp, tradhëti e gjallë.
Na përmbysi historinë
A mos deshi me u ba mbret?
Fletë e zezë në shqiptari
Damkë e zezë e shekullit njëzetë
Sikur hedh në grykë litarin
Kjo re e zezë në horizont
E vërteta nuk do gardhin.
Kemi vetëm një Gjergj Kastriot.
-Nga Gjermania, Maj,2020-