Kompania ka krijuar Pasaportën V-Health, e cila funksionon me anë të teknologjisë VCode duke demostruar statusin e testit tuaj Covid.
Pasaporta është e gatshme të godasë tregun duke drejtuar dhe kontrolluar testet COVID-19 që përfshijnë si testimin e antigjenit ashtu edhe të antitrupave.
Shpresa është që pasaporta dixhitale të ndihmojë në rifillimin e udhëtimit ndërkombëtar ajror dhe të lejojë skuadrat sportive të lirohen nga karantinat e udhëtimit që janë duke u vendosur.
Ndërsa testimi është çelësi për të konstatuar gjendjen shëndetësore, pjesa që mungon në këtë është mekanizmi është verifikimi zyrtar dhe vërtetimi që ju keni bërë një test. Pasaporta shëndetësore jo vetëm që konfirmon se kush jeni, pasi është verifikuar përkrah pasaporta por gjithashtu konfirmon statusin e testit COVID-19 dhe kur u krye ky test.
Një pasaportë dixhitale e shëndetit është çelësi për të zhbllokuar kufizimet e karantinës për këdo që udhëton nga një vend në tjetrin. Testi COVID-19 është marrë nga një profesionist i shëndetit i cili i ngarkon informacionet në aplikacion, duke përdorur një sistem semafori.
E kuqja nënkupton një test pozitiv, jeshilja tregon negative, dhe e gjelberta është ora e llogaritjes, deri në momentin kur prova tjetër do të vijë. Personi që përdor pasaportën V-Health do të jetë lehtësisht i identifikueshëm duke e krahasuar atë kundër ID-së së tyre, pa u dhënë asnjë informacion personal në internet.
Pasaporta dixhitale e shëndetit përdor teknologjinë e skanimit të kodit të gjeneratës së tretë me encryption ultra të sigurt nga fundi në fund. Sistemi mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në udhëtimet ajrore.