Tiranë, o e bukuraTiranë

Nga kodrat të sodit unë sot,

Sa pranë të kam, shumë pranë,

Vesa shkëlqen si një pikë lot.

 

E pastër je si drita,

E dlirë je si Linza.

 

Si ylber me shumëngjyra,

Ndrijnë rrugica dhe parqe.

Pa smog të qesh fytyra,

Bukurinë tënde e shfaqe.

 

E bukur je o Tiranë,

Sa pranë të kam pranë.

 

Dhe kur dielli ikën nga ty,

Ti ndrin në netët pa henë.

Bukuria nuk më hy nënë sy,

Në ëndërr të pash mbrëmë.

 

Me miken time u ngatërrova,

Se më shumë ty të dashurova.

 

Me ty o Tiranë e bukur,

Ëndërra thur për poezi.

Nga larg më duke shflutur,

Nga afër më dukesh perri.

 

E bukur je o Tiranë,

Sa pranë të kamë pranë.