Atraksioni më i njohur turistik në Itali, Koloseumi, do të rihapet më 1 Qershor pas gati tre muajsh i mbyllur, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Parku Arkeologjik i Koloseumit, në përbërje të të cilit është Koloseumi dhe Forumi Romak, tha në njoftimin e rihpajes së muajt e fundit “të heshtjes surealiste” kanë qenë “shumë të vështirë” për të.
Vizitorët e Koloseumit tani do të duhet të paguajnë paraprakisht për vizitën, të vendosin maska në fytyrë dhe të kontrollojnë temperaturën në hyrje.
Vizitorët do të pranohen në grupe deri në 14 vetë, çdo 15 minuta.
Ashtu si monumentet dhe muzetë tjerë në Itali, Koloseumi dhe Forumi Romak janë mbyllur më 8 mars.
Vitin e kaluar, ata kanë tërhequr më shumë se 7.5 milionë vizitorë.
Në Romën e lashtë, kjo hapësirë, që daton nga shekulli i parë, është përdorur si vend për ekzekutime publike dhe sporte të përgjakshme. /REL