Ballina Kryesore E ardhmja pas koronavirusit, pesë fakte që na japin shpresë

E ardhmja pas koronavirusit, pesë fakte që na japin shpresë

 

COVID-19 është nën kontroll në shumë vende

Vlera e R0, numri mesatar i njerëzve të infektuar nga sëmundja ishte rreth 3 kur filloi pandemia. Tani në shumë vende është në nivel më të ulët se 1. Kjo do të thotë se sëmundja është nën kontroll dhe në rënie. Edhe pse ka akoma një rrugë të gjatë për ta gozhduar këtë sëmundje.

Kjo është arritur nga të gjithë ne duke braktisur përkohësisht mënyrën tonë të të jetuarit

Kjo mund të mos duket si diçka që është pozitive, por duke pasur parasysh ndarjet e thella që ekzistojnë brenda shoqërisë është e jashtëzakonshme që të jemi dëshmitarë të këtij uniteti që do të kishte qenë veprim i paimagjinueshëm vetëm disa muaj më parë.

Tani dimë shumë më tepër se si ti menaxhojmë këto sëmundje

Për një virus që nuk e dinim se ekzistonte pesë muaj më parë, në sajë të një përpjekje të madhe për të mbledhur të dhëna, ne tani njohim cdo molekulë të tijë. Sado që të dëshirojmë për një vaksinë dhe teste të dobishme, ne kemi metoda që ne tani i dimë se mund të funksionojnë për të kontrolluar COVID-19. Ne gjithashtu dimë shumë më tepër për llojin e sfidave që ka përpara. Për shembull, ne mund të parashikojmë një ringjallje dimërore të sëmundjes. Kjo nuk është arritje e vogël.

Ne dimë shumë më tepër rreth dobësive tona dhe si t’i menaxhojmë ato

Vendet po mësojnë teksa po veprojnë. Në Mbretërinë e Bashkuar, po vazhdojnë të adaptohen dhe të jenë më fleksibël me “normalen e re”.

Ne kemi mësuar se si të veprojmë në një shkallë masive dhe në nivel global

Përgjigja globale ndaj problemit të COVID-19 ka qenë e jashtëzakonshme. Kjo ka shmangur një katastrofë për njerëzimin dhe tregon se ne kemi aftësi organizative për ti trajtuar problemet e mëdha me të cilat do përballet njerëzimi dhe planeti.