Projekti i përket një stadiumi futbolli në Hollandë, në të cilin përfshihen katër kulla me përdorim të përzier. 

I konceptuar nga arkitektët e Moederscheim Moonen si një ‘pikë referimi multifunksionale’ për qytetin e Roterdamit, projekti përfshin rinovimin e një stadiumi ekzistues për të përfshirë një numër lehtësish shtesë për qëllime tregtare dhe shoqërore.

Më e rëndësishmja, modeli i përgjigjet detyrës kryesore të ndërtimit të banesave me të cilën përballet qyteti në vitet në vijim. I projektuar për SBV Excelsior, një klub që luan në kategorinë e dytë të futbollit Holandez, projekti rriti kapacitetin e stadiumit aktual nga afro 4,300 në 6.500 vende.

Projekti gjithashtu përfshin katër kulla të cilat ngrihen mbi sipërfaqen e stadiumit, secila në krye me një çati të gjelbër. Projekti është pjesë e një zhvillimi më të madh, i cili përfshin lehtësira sportive shtesë.

Arkitektët jo vetëm që hartuan një projekt për stadiumin, por gjithashtu punuan për detyra të tjera që kontribuojnë në zhvillimin e sipërfaqes totale në emër të bashkisë.

Projekti përmban zgjidhje për sa i përket lëvizjes, larmisë së programimit, dhe përdorimit të ekuilibruar të gjelbërimit dhe hapësirës ekzistuese rekreative, duke integruar plotësisht stadiumin brenda strukturës urbane të qytetit. Projekti i zhvillimit tani është dorëzuar në këshillin e qytetit të Roterdamit.