Florinës me rastin e dyvjetorit të amshimit…
Oooo, bre
vetëm sot nuk e doja lojën e akrepave të orës
Që po ecnin brenda meje
si buajt në baltën e rrugës.
Po më zgjohesh, o Florinë, o pikë e kurorës
E fort
po më rëndon në dorë dhe kafshata e bukës.
O….. cingërrima e telefonit qënka bërë si piskamë
Fort më dhembin eshtrat e pleqërisë
Me fjalët e tua të ëmbla
doja ta festoja këtë Bajram
Po ti më flet si engjëll i shenjtërisë.
Po më rreh një rrufe e një llavë vullkani
Me rreh zemra me nxitim si zog i lagur
S´kam dashtë lotë , por po më vijnë tradhëtisht
Nëpër faqe rrëshqasin të ndezura nga malli
Për këtë dyvjetor kur u ndave përjetësisht
E flas
me murin ku ta kam me fotografinë.
Se mu në këtë datë vërshoi mbarë një qytet.
Me lotë n`sy po më zgjohet tragjiku kujtim
Atje, në shtëpinë e përjetësisë në Prizren.
Humbën
më të mirën motrat e vëllezërit e mpirë
Shpërtheu loti i bacës ofshama e nënës
Që nga kurbeti dhe unë fort po psherëtij
Të zgjon klithma e Fehmiut
Zëri i engjëve Florisit e vaji i Filisit
E në kujtesën tonë mbete nuse në përjetësi
…..
(Në foto: Florina Lulaj Dervishi)