Në prill, pas zbatimit të gjerë të kufizimeve të udhëtimit dhe mbylljes së kufijve, Turqia regjistroi një rënie prej 99,3 për qind në numrin e turistëve në raport me prillin e vitit të kaluar.

Si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), numri i vizitorëve të huaj në Turqi u ul me 51 për qind në periudhën janar-prill të këtij viti në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia mirëpriti pothuajse 4,3 milion vizitorë të huaj në katër muajt e parë të vitit 2020, nga 8,7 milion sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të dhënat e ministrisë.

Stambolli ka regjistruar numrin më të madh të vizitave të të huajve me 2,3 milionë në periudhën janar-prill, i ndjekur nga Edirneja.

Ndërsa ndikimi i virusit filloi të ndihej seriozisht në mesin e marsit me zbatimin e gjerë të kufizimeve të udhëtimit dhe mbylljen e aeroporteve dhe kufijve kombëtarë, aktivitetet turistike të Turqisë u pezulluan pothuajse tërësisht në prill.

Muajin e kaluar, vendi regjistroi një rënie prej 99,3 për qind në numrin e turistëve në raport me prillin e vitit të kaluar.

Vitin e kaluar, Turqia shënoi rekord me më shumë se 45 milionë vizitorë të huaj.