Ballina Kosova Vështrim/ A është situata patologjike politike në Kosovë?! – Nga Skënder...

Vështrim/ A është situata patologjike politike në Kosovë?! – Nga Skënder MULLIQI

 

Nga logjika fashizoide, nuk mund të lirohemi, me fjalë dhe më parulla, por më punë ,dhe më emancipim të vlerave .Nuk ka antifashizem selektiv. Ka vëtem një formë e ërrët e tij. E gjithë kjo që po perjetojmë që dy decenie , është më shumë fashizëm, e që po na rrënon në mënyrë sistematike .E gjithë kjo po na duket sikur panoramë nga e kaluara .Po të ishte ndryshe, sigurisht do ti kishim punët shumë më mirë.Nuk kemi ndërtuar institucione kredibile, nuk kemi vlera kulturore . Arsimi ka rënë në nivelin më të ulët, pa të cilin nuk kemi çka të mendojmë së do të ecim sigurtë përpara. Me prodhimin e kuadrove, çfarë po na dalin nga bankat shkollore , është më shumë së turpëruese . Ne vend që popullin ta qesim në rrugën e progresit , këto struktura politike po na shtyejnë në kahun e kundërt të historisë. Ky vend nese dëshiron të mbretërojnë ligjet dhe kushtetushmëria , si dhe të drejtat e barabarta për të gjithë , duhet të punohet krejt ndryshe.Në Kosovë nuk kemi tolerancë politike .Pa qëndrueshmeri politike dhe pa qëndrueshmeri ekonomike nuk ka shtet demokratik dhe të prosperuar.Qëndrueshmëria jonë si shtet bazohet në resurse natyrore , bazohet në zhvillim të industrisë , në zhvillim të turizmit, në zhvillim të bujqësisë…Të gjitha këto pak po shfrytëzohen .Nuk patem qeveri që hartuan programe afatgjata zhvillimore. Kosovës i nevoiten kthesa radikale në politikë dhe në sektore të ndryshem .Situata politike në Kosovë nuk është e mirë.Ajo është seriozishte patologjike.Ne, si skenë politike , si sistem politik, drojë edhe si shoqëri seriozishtë jemi sëmuar.Kjo epidemi shpërfaqi edhe e lakuriqësojë patologjinë, e cila po mbretëron në skenën tonë politike. Gjeneratori kryesor  i patologjisë janë  njerëzit në krye të shtetit. Natyrisht së kësaj i kan kontribuar shumë edhe njerëzit e tjetër, dhe të gjithë ne më heshtjën tonë. Na nevoitet një  refresikim politike , psikologjik , institucinal por edhe mental, që kjo gjendje e keqe të tejkalohet, me një recetë krejt tjetër politike.Kësaj recetë të daljës nga ky qorrsokak i duhen vëtem zgjedhjet e reja .Kjo mbetet në dorë të Gjykatës Kushtetuese të vendos, e cila do të duhej ta këtë parasysh edhe faktin së Kosovës ,i duhet një rreshtim i ri politike, që te kemi prosperitet aq shumë të munguar.Drojë shumë së mos po vijnë në shprehje skenarët e errëta për Kosovën. Nuk dua të besoj…!