Vitin e kaluar në SHBA kanë lindur 3.75 milionë foshnje dhe norma e lindjeve duke u ulur me 1 për qind krahasuar me vitin 2018 ka rënë në nivelin më të ulët në 35 vitet e fundit.
Normat e lindjes në SHBA për vitin 2019 kanë rënë në nivelin më të ulët në 35 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat vendase, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi raportin lidhur me statistikat e lindjeve për vitin e kaluar.
Vitin e kaluar në SHBA kanë lindur 3.75 milionë foshnje dhe norma e lindjeve duke u ulur me 1 për qind krahasuar me vitin 2018 ka rënë në nivelin më të ulët në 35 vitet e fundit.
Normat e lindshmërisë në SHBA teksa kanë rënë tek personat 20 dhe 30 vjeç, ato kanë shënuar rritje në moshat 40 vjeç thuhet në raportin në të cilin bëhet e ditur se norma e lindjes tek gratë prej 40 deri në 44 vjeç është rritur mesatarisht 3 për qind çdo vit që nga viti 1985.
Gjithashtu në raport thuhet se në 35 vitet e fundit popullsia është rritur për 190 milionë.