Nga Ajete SHABAN BEQIRAJ


16 maj 2020, Pyjet e Malsisë së Rozhajës gjatë ditës së djeshme
janë përfshirë nga zjarri i cili është shtrirë në dhjetëra vendbanime.  Ndërsa në orët e vona, shkolla e vetme shqipe në Dacaj është thyer dhe i është vënë flaka. Lexo më shumë…

Sot, Malsia e Rozhajës është gëdhirë pa pyjet shekullore të cilat ishin mushkëria e qytetit. Ndërsa hapësirat e shkrumbuara si pasojë e ndërhyrjes së vonuar institucionale, pasqyrë e errët e një shteti i cili para tri dekadash ka shpallur veten Shtet Ekologjik. Sepse, sipas banorëve të atjeshëm, ndërhyrja institucionale ka ndodh pas 4-5 orësh, vetëm kur u rrezikua jeta e banorëve.

Zjarri rrezikonte venbanimet

“Zjarret shpërthyen paraditën e djeshme-rrefën Ali Daci, nënkryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Mal të Zi- Zjarri u shtri me një shpejtësi marramendëse në një perimetër prej 10 kilometrash, nga fshati Dacaj, Husaj, përgjatë brezit kufitar me Kosovën, drejt pikës kufitare të Kullës e në drejtim të Eshtedimit. Me një fjalë, pyjet më të bukura…Shpërndarjen e zjarrit e ndihmoi era e rrëmbyeshme e cila rriste nivelin e flakëve deri ne 150 metra. Dhe kështu, brenda 5 orësh gjithëçka e gjelbërt u shnderrua në tym e flakë dhe sot mushkeritë e Malsisë së Rozhajës nuk ekzistojne më…”.

Komuna e Rozhajës: “Intervenim efikas i zjarrfikësve dhe vullnetarëve”

Sipas komunës së Rozhajës, kryetari i Komunës Rahman Husoviq dhe Shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Nuradin Agović ishin në komunikim të vazhdueshëm me Drejtorinë për Situata Emergjente si dhe Ushtrinë e Malit të Zi, me qëllim të koordinimit të veprimeve për shuarjen e vatrave të zjarreve të cilat prekën gjithësejt 18 lokacione dje. Por, sipas tyre, “për shkak të erës së stuhishme, e cila ishte shkaku kryesor i përhapjes së zjarrit, helikopterët e Ushtrisë nuk mundën të fltuturonin në mënyrë që të shuanin vatrat nga ajri, sepse, sipas vlerësimeve përkatëse, ekzistonte një shkallë e lartë e rrezikut të rrëzimit”. Aty thuhet se “Drejtoria për Situata Emergjente

Njësia e Zjarrfikësve dhe vullnetarët

ishte e gatshme të dërgonte automjete të shërbimeve bregdetare të mbrojtjes dhe shpëtimit në Rozhajë, megjithatë, “për shkak të gjatësisë së rrugës dhe rrethanave të tjera rënduese, Agović vlerësoi se ky model i ndihmës nuk do të ishte efektiv. Ndërsa një helikopter i ushtrisë vizitoi të gjithë fushën dje, dhe nëse është e nevojshme, aeroplanët e pajisur posaçërisht do t’i bashkangjiten aksionit të zjarrfikësve”. Ndaj, ndërhyrja e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në bashkëpunim me punëtorët e Ujësjellësit Komunal të cilëve iu bashkangjitën edhe vullnetarë, nën monitorimin e Departamentit të Sigurisë dhe Policisë Komunale “ndërhynë dhe në mënyrë efikase dhe në një kohë rekord të shkurtër arritën të largojnë zjarret nga zonat e populluara”, shruajnë në Web-faqen e komunës së Rozhajës.

Banorët:”Intervenim tejet i vonuar-Janë djegur kryesisht pyjet private të shqiptarëve”

Sipas kësaj deklarate dhe fakteve në terren, arsye e mjaftueshme për lejimin e ndërhyrjes ishte vetëm përhapja e zjarrit edhe në vendbanime dhe rreziku i jetës së qytetarëve. Ndaj, ndërhyrja e  zjarrfikësve tejet e vonuar dhe pas 4-5 orëve, pas djegjes së qindra hektarëve pyje, e një shtëpie dhe disa objekteve përcjellëse. “Zjarrfikësit knë ndërhyrë pas djegjes së një stalle në mes të fshatit dhe alarmimit të banorëve, një pjesë e të cilëve u desh të evakuohej meqë pritej djegja e gjithë fshatit. Edhe në fshatin Husaj u dogj një shtëpi dhe aty dhe në fshatrat përreth disa objekte përcjellëse. Rreziku për disa shtëpi në kto zonë ka vazhduar deri në orët e vona”-thotë Daci, sipas të cilit pjesa dërmuese e këtyre pyjeve ishin pronë private e banorëve të fshatrave Dacaj dhe Husaj.

Vendi i njohur si “Kallugjerski Llaz”

Me 2011-të edhe pyjet halore të fshatit Martinaj të banuar me shumicë shqiptare të cilat përbëjnë më se gjysmën e hapësirës pyjore të Malësisë së Plavës dhe të Gucisë, u përfshinë nga flakët. Por, ndërhyrja e institucioneve malazeze atje ndodhi pas dy-tri ditëve, me arsyetimin se “helikopterët për ndërhyrje nga ajri ishin në remont”. Në Malsinë e Rozhajës ndërhyrja e zjarrfikësve ndodhi pas 4-5 orësh kur ishte i pamundur çdo tentim afrimi pranë pyjeve. Ndërsa, banorët lokal edhe kësaj radhe ishin të pafuqishëm të intervenojnë karrshi një zjarri të përmasave të tilla, i cili pasuritë e rritura ndër shekuj po ua gllabëronte brënda nate. Dëm i pakompenzueshëm dhe poaq e pashpjegueshme ndërhyrja e vonuar institucionale për mbrojtjen e kësaj trashëgimie natyrore e përcjellur ndër breza.

I vëhet flaka edhe shkollës së vetme shqipe në Dacaj të Rozhajës

Dritarja prej kah besohet se
është bërë thyerja

Përderisa, pikëpyetje të tjera nxjerr në pah incidenti i radhës në

Zjarri paraprak në depon e shkollës
u lokalizua nga zjarrfikësit

shkollën e vetme shqipe në Dacaj,  e cila mbrëmë pas orës 23:30 është thyer nga persona të panjohur të cilët i kanë vënë edhe flakën. Ky dyshim ngrihet nga thyerja në hyrjen e pasme të objektit dhe zjarrvënja nga brenda, pas shuarjes së zjarrit paraprak në deponë e druve të shkaktuar nga shkëndijat e zjarreve nga pyjet. Ali Daci, aktivist i çështjes kombtare i cili punon në këtë shkollë tash 30 vjet tregon se: “Kah ora 19-të nga zjarri i vrullshem ka filluar djegja e depos së druve të shkolles, por zjarrfikesit ndërhynë dhe e hodhën depon në lumë. Mirëpo, mbrëmë rreth orës 23:30 dikush ka thyer grilen e dritares kah ana e pasme e shkollës dhe i ka vënë zjarrin zyrës së drejtorit, ku ka qenë i gjithë dokumentacioni i shkollës si dhe kompjuterët në vëzhgim të kamerave. Kjo të lë përshtypjen se e gjithë kjo ka qënë e koordinuar në mënyrë që të fshihet gjithëçka nga syri i kamerës dhe të sulmohet shkolla e vetme shqipe në Rozhajë…”.

Sulme të cilat përsëriten-thotë Daci, i cili shton se “qe 30 vjet qëkur punoj n’këtë shkollë, është sulmuar së paku një herë e edhe dy herë në vit. Kësaj radhe e dogjën një pjesë të madhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në arkivin e shkollës. Tash shkolla po qendron në këmbë si skelet, me mure të thyera e të djegura…Sot pashë një patrullë policore para objektit të cilët pohuan se po hetojnë pistat e dyshimit. Por unë nuk e besoj aspak, se sulmet e kohëpaskoheshme nuk pushuan qe 30 vjet por asnjeherë  nuk u gjet një fajtor!”

Thirrje institucioneve: “Le të zbulohet dhe të ndëshkohet “dora e zezë””

Drejtori i shkollës Haxhi Lajçi
bart dokumentacionin
Shkolla “Dacaj”pas djegjes

Daci është i bindur se  përkundër dëshmive të qarta të futjes së qëllimshme të dikujt nga ana e pasme e shkollës duke thyer grilat dhe vënë zjarrin shkollës,  përgjegjësinë do të përpiqen ta hedhin tek zjarret. Ndaj me këtë rast iu bën thirrje institucioneve të Malit të Zi për angazhim maksimal, që sic u shpreh, “të gjejnë dorën e zezë që ka vënë zjarrin në këto male dhe të gjejnë dorën e krimit që ka vënë zjarrin në shkollën e vetme shqipe, në Dacaj të Malsisë së Rozhajës. Përndryshe, ne si banorë të Rozhajës si dhe qytetarë të këtij shteti do të ndjehemi të zhgënjyer dhe të fyer!”
Institucioni i vetëm shkollor i popullit atuokton dhe shtetformues shqiptar, në Dacaj të Malsise së Rozhajës, deri më tani ka përcjell mbi 40 gjenerata në gjuhën shqipe.  Ndërsa, sivjet mësimi për të katër nxënësit e vetëm të kësaj shkolle do të mbyllet pa diploma, nga dora e krimit e cila aktivizohet për çdo vit dhe mbetet e pandëshkuar brenda një shteti i cili tashmë ka filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian….

Ajetë Shaban Beqiraj
Foto:A.Daci, Ar.Daci