Përbërësit:
400 gr arrë kokosi e grirë (e gjeni në supermarkete)
400 gr qumësht i kondensuar i ëmbël (e gjeni në supermarkete)
1 një lugë çaji pluhur vanilje
2 të bardha vezësh të mbajtura në temperaturë ambjenti
Më pak se gjysma e një luge kafeje me kripë
Përgatitja:
Parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.
Në një tas të madh përzieni arrën e kokosit të grirë, qumështin e kondensuar të ëmbëlsuar dhe vaniljen. Përziejeni mirë të gjithë masën derisa të bëhet e njëtrajtshme.
Në një tas tjetër, shtoni të bardhat e vezëve si dhe kripën dhe rrihini fortë. Bashkojini me masën e arrave të kokosit dhe qumështit të kondensuar. Përzjeini të gjitha bashkë. Shtroni letër pjekjeje në tavë dhe vendosni nga një lugë gjelle me brumin e përftuar.
Vendosini amaretat rreth 2 centimetra larg njera tjetrës sepse gjatë pjekjes amaretat do të fryhen dhe zmadhohen disi. Piqini përreth 25 minuta derisa ngjyra e tyre të bëhet e artë në të kaftë. Lërini të ftohen dhe më pas shërbejini. Mund t’i shoqëroni me një filxhan kafeje por edhe çaji gjithashtu.