Misionet e ardhëshme amerikane në hënë së shpejti mund të ndryshojnë fokusin nga hulmtimi tek tregtia. Ndërkohë, shkencëtarët evropianë kanë zbuluar vrimën e zezë që ndodhet në distancën më të afërt me sistemin tonë diellor.
Shtëpia e Bardhë po harton një plan ligjor të quajtur “Artemis Accords” lidhur me të drejtat ndërkombëtare për mineralet në hënë. Sateliti i Tokës është i pasur në metale si alumini, magnezi dhe titani.
NASA ka zgjedhur kompanitë SpaceX, Blue Origin dhe Dynetics për të ndarë fondet prej afro një miliard dollarë për ndërtimin e sistemeve për zbarkimin në hënë të astronautëve deri në vitin 2024.
Ndërkohë një ekip astronomësh evropianë zbuluan vrimën e zezë më të afërt me Tokën. 1 mijë vite dritë larg panetit tonë, vrima e zezë është mjaft e afërt sa që dy yje të ndikuar nga ajo mund të shihen nga syri i njeriut.
NASA dhe kompania SpaceX kanë në plan lëshimin me 27 maj të një mjeti ajror me astronautë nga Cape Canaveral drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i pari që nga viti 2011. Jim Bridenstine është Administrator i NASA-s.
“Përparësia jonë numër një është siguria e të gjithëve. Po u kërkojmë njerëzve që të mos shkojnë pranë Qendrëns Hapsinore Kennedy. Vetë fakti që po e them këtë më trishton.”
NASA dhe SpaceX po u bëjnë thirrje njerëze që të ndjekin nga shtëpitë lëshimin e anijes hapësonore dhe të mos rrezikojnë përhapjen e virusit.
Këto tinguj përfaqësojnë rrotullimin e planeteve në sistemin tonë diellor të quajtur Trappist 1. Astronomi dhe pedagogu në Universitetin e Torontos Matt Russo spjegon.
“Ka shumë njerëz që nuk shohin të cilët janë të magjepsur pas astronomisë. Në disa raste kanë po aq njohuri sa edhe unë, por thjeshtë nuk kanë aftësitë për të parë. Pjesë e punës time ishte të gjeja një mënyrë për të ndihmuar ata të konceptojnë këtë gjë.”
Me kompaninë e tij System Sounds, Russo bëri një lidhje tingujsh muzikorë për imazhet bazuar në faktorë si shkëlqimi i një ylli apo pozicioni i një galaksie në foto.
“Kur di si të shikosh, e kupton se universi është plot ritme dhe harmoni. Thjeshtë duhet të jesh i zgjuar që të gjesh një mënyrë për ta dëgjuar atë. Ka modele dhe ritme që presin të dëgjohen.”
Kompozimi i një platforme për të sjellë unviersin më pranë njerëzve.