FIFA nuk do të shpërndajë çmimet e përvitshme për 2020.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se këtë vit është anuluar ky vlerësim për shkak të kushteve me pandeminë Covid-19.

Aktiviteti ishte parashikuar të mbahej në muajin Shtator në Milano.

Vonesat me zhvillimet e kampionateve dhe turneve ndërkombëtar dhe shtyrja e Europianit ul mundësinë për të vlerësuar siç duhet paraqitjet e futbollistëve.