Për shumë kohë në vete e mbaj një brengë të cilën shpesh eauto censuroj dhe kam një pengesë të brendshme apo edhe një droje që ta shfaq publikisht. Problemi i cili me mbytë ngadalë dhe s’më lë të qetë as kur lexoj dhe as kur shoh ka të bëjë me friken time se procesi i kombformimit tëpopullit shqiptar nuk ka përfunduar ende e aq më pakështë përmbyllur në kohën e rilindjes kombëtare e nuk ka arritur të përfundojë pas shpalljes së pavarësisë dhe s’ështëmbaruar as pas luftës së dytë botërore.

Procesi i kombformimit të shqiptarëve është procesi i fundit kombformues në Evropë dhe këtë jo pse ne jemi më tëndryshëm nga kombet tjerë apo jo pse jemi më të dobët apo më pak inteligjente se të tjerët që i bënë shtetet gati një shekull para nesh. Kjo sepse si proces shpirtëror, si proces intelektual, si proces psikologjik, kombformimi ynë eci tepër ngadalë nga shkaku se përkatësia kombëtare shqiptare nuk arriti të ushqehet dhe te iluminohet kryekëput për shkak të mungesës së bazës themelore për formimin e një kombi, shkollën si mekanizëm tëpërgjithshëm intelektual dhe vetëdijësor dhe fenë si mekanizëm shpirtëror.

Në viset shqiptare, në fund të shekullit 19-të (viti 1887),  kishte 3000 shkolla, prej tyre asnjëra nuk ishte shqipe. Nga shkollat që u përmenden një mijë e dyqind prej tyre ishin shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe dhe vetëm një shkollë  shqipe e hapur gjysmë ilegalisht me drejtor PandeliSotirin i cili, për shkak tëkësaj, pas disa vitesh do të vritet.

Ndalimi i shqipes, moslejimi i hapjes së shkollave në këtë gjuhë, e vonoi tragjikisht procesin e kombformimit shqiptar. Dhe derisa analfabetizmi dhe padija e mbyti mundësinë e krijimit të vetëdijes kombëtare, shtysë të jashtëzakonshme kësaj mbytjeje i dhanë edhe fetë e shqiptarëve. Derisa feja islame, e përfaqësuar nga imamë analfabetë, të shitur e turkofilë mbillnin tek shqiptarëtidentitetinislamo-turk të tyre, kleri ortodoks, në anën tjetër, bënte gjithçka që ishte e mundur që pjesa ortodokse shqiptare të identifikohej me përkatësinë kombëtare greke. Derisa kleri islam dhe ortodoks e zhvillonin kulturën e shkombëtarizimit, kleri katolik, duke pasur një komunitet besimtarësh, kryesisht malësorë, merrej më shumë me civilizimin e tyreqytetar por edhe kombëtar.

Dhe fillimi i shekullit XX shqiptarët i gjeti copa-copa. Ende ishin të shkapërderdhur, ende tokat e tyre pushtoheshin, ende territoret e tyre ngushtoheshin. Perandoria e tyre e madhe Osmane po rrëzohej si kullë letre duke i lënë ata tëpaorganizuar, të paditur, të pazhvilluar, të pashkolluar dhe tëpaidentitet. Dhe derisa ata po ëndërronin te rrinin ende nën Perandorinë që po shuhej, ishte Austro Hungaria që bëri e ç’bëri, e e krijoi shtetin shqiptar por kombi shqiptar ende nuk ishte formuar në kuptimin me të cilin sot e kuptojmë kombin.

Dhe ky proces ende nuk ka përfunduar dhe ende është në rrezik. Në rrezik të theksuar është që nga përfundimi i diktaturës nëShqipëri kur u lejua që kisha ortodokse shqiptare tëvihej nën kontrollin e kishës greke dhe, pas lufte, kur nëKosovë e, sidomos në Maqedoninë e Veriut, u lejua ardhja e kolonës së pestë islamike e përgatitur dhe e trajnuar nëpër laboratorët e Arabisë Saudite dhe në Turqi për indoktrinimin dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe për krijimin e njëstrofulli a trampoline islamike në Evropë. Ky proces u ndihmua shumë nga Serbia e Rusia dhe sidomos nga Turqia e cila, e ndërsyer nga ndjenjat e saj neootomane, popërpiqet për të depërtuar në Ballkan si njësuperfuqi ekonomike dhe ushtarake por edhe fetare. S’ka si tëshpjegohen investimet e saj miliardëshe në ekonominë Serbe dhe ‘investimet’ milionëshe në xhamitë e objekte e kultit në Bosnjë, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Dhe derisa në Shqipëri erdhi Janullatosi me ushtrinë e tij ortodokse duke e kontaminuar në mënyrë kriminale masën e besimtarëve ortodoksë shqiptarë, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, po binin një kolonë imamësh të përgatitur që ta përhapnin para mesjetën kulturore të islamit në viset tona. Kjo ishte e mundur se pas luftës në Kosovë do të gjenin një masë të rinjsh të frustruar e të dëshpëruarnga varfëria e nga klasa politike kriminele që po e udhëhiqte vendin dhe nga rënia dhe djegia e besimit në ideologjinë e demokracisë të cilën Evropa po e propagandonte me vite.

Në këtë sulm frontal politik nga frontet fetare islame dhe ortodokse u përfshinë, sidomos, popullsitë e Shqipërisë që ishin të etura për besimin fetar të ndaluar, shqiptarët ortodoksë të Jugut, shqiptarët myslimanë të Maqedonisë së Veriut, tëKosovës qendrore, veriore dhe juglindore si dhe pjesën e Luginës sëPreshevës.

Derisa ne nuk e luftuam, si fenomen, këto sekte fetare politike, u përhapen përmes organizatave humanitare dhe përmes organizimeve tjera duke i indoktrinuar dhe duke e larë trurin e tërinjve tanë. Fenomeni u bë i tillë saqë sot në vend se amfiteatrot e sallat e universiteteve të jenë vend i shkencës dhe i mësimit, ato shndërrohen në faltore besimtarësh tëtë gjitha ngjyrave saherë që vjen vakti për tu falur.

Derisa në mënyrë të heshtur po degradohejelementiidentitar shqiptar në favor të njëpërkatësie të papërcaktuar islame dhe ortodokse, politika e Shqipërisë dhe e Kosovës mbyllte sytëndaj fenomenit dhe shpesh këto grupe ekstreme i përdorte edhe për fushata politike dhe për vota.

Po problemi nuk ndalet me kaq! Politikanët islamë dhe ortodoksë, marrin terren. Ata dalin televizioneve dhe mediave. Bëjnë propagande dhe fusin përçarje. Së pari duke e glorifikuarpushtuesin otoman, se dyti duke i lejuar varrezat e ushtarëve pushtues grekë nëShqipëri dhe arrijnë, krejt në fund, që t’i mohojnë edhe figurat kombëtare me të cilat identifikohet shqiptarizmi dhe shqiptarët.

Mohohet Skënderbeu, mohohet lufta dhe kontributi i tij, glorifikohetPerandoria Osmane dhe nga pushtuesi dhe sunduesi disa shekullor, kthehet në shpëtuesen e shqiptarëve të cilët, kur iku nga Ballkani, i la me shkallën 99.5% analfabetë dhe popullsinë më të prapambetur në Evropë.

Mohohet Skënderbeu, dëmtohet vëllazëria fetare shqiptare, nxiteturrejtjendër fetarë në mes shqiptarësh, ekstremizohen në baza fetare dhe getoizohen deri në masën sa e rrezikojnë seriozisht integritetin kombëtar të vetvetes.

Hairin e këtyre politikave fetare për të cilat askush nuk dëshiron të flasë, janë tokat e humbura dhe pjesët e kombit të humbura në Sanxhak ku shqiptarët u asimiluan në boshnjakë (sot janë rreth 400 000 shqiptarë të asimiluar atje të cilët kanë humbur çdo shenjë identifikuese shqiptare), në Maqedoni ku shqiptarët ortodoksë u asimiluan në maqedonas (rreth 300 000), Në Mal të Zi ku shqiptarë myslimanë dhe katolikë, në mënyrë rapide, qoftë me anë të martesave të përziera, qoftë duke ikur po e de kombëtarizojnë vendin (rreth 100 000). Historikisht humbja më e madhe kombëtare është nga Greqia në të cilën rreth 3 milionë shqiptarë ortodoksë janë asimiluar në grekë por edhe marrëveshja turko-greke nga e cila, sidomos prej veriut të Greqisë, janë larguar drejt Turqisë rreth 500 000 shqiptarë myslimanë.

Shfaqja e fenomeneve antikombëtare përmes manifestimeve fetare, ka një mbështetje tëjashtëzakonshme në vonimin tonë historik për t’u formësuar si komb dhe në ndarjen territoriale e cila, që nga viti 1878,  vetëm sa po copëzohetgjithnjë e më shumë. Momenti aktual i gjënëshqiptarët të ndarë në katër shtete të ndryshme. Derisa shqiptarët e Shqipërisë kanë shtetin e tyre, ata të Kosovës janë në shtet ndërtim. Në këtë situatë të ndarjes dhe rindarjes, pjesa më e rrezikuar e shqiptarëve është ajo e Malit të Zi  dhe e Maqedonisë. Në Mal të Zi elementi shqiptar është gati në shuarje. Shpopullimi i territoreve shqiptare dhe vendosja ne ato territore e  boshnjakëve të larguar nga Bosnja, martesat në mes shqiptarëvemyslimanë me boshnjakë dhe martesat e shqiptarëve katolikë ma malazezë të krishterëështë një faktor tjetër qëdo të ndikojë që brenda 20 vjetësh shqiptarët në Mal të Zi të jenë veç histori. Kësaj i ndihmon shumë edhe shpërngulja masive për në ShBA  dhe nëvende të tjera të Evropës perëndimore.

Derisa në Mal të Zi ka ende shqiptarë të krishterë, në Maqedoni të tillët nuk ekzistojnë më. Shqiptarët e Rekës, të Manastirit, tëPrilepit e të Ohrit janë zhdukur kaherë. Pjesa myslimane, në anën tjetër, është përballë një ekspansion të madh të ndikimeve politike turke dhe arabe. Në këtë masë, duke e ruajtur ende statusin e popullatës më të pashkolluar dhe të prapambetur në vendet e ish Jugosllavisë, ata kanë gjetur një rrugë të lehtë identitare, kthimin në islam -pokësaj radhe jo si besim por si praktikë dhe sjellje shoqërore e politike. Derisa e tërë kjo popullsi po turqizohet dhe po islamizohet kulturalisht gjithnjë e më shumë, klasa politike dhe intelektuale e kësaj pjese të kombit, rrinëtë heshtur dhe në defanzivë.

Islami si identitet i shqiptarëve në Maqedoni është shprehur në shumëmënyra. Orientime identitare të tilla janë shfaqur me ndërtimin e pakontrolluar të xhamive në, thuaja, çdo lagje të fshatrave dhe qyteteve tëMaqedonisë, me veshjen gjithnjë e më shumë ‘myslimane’, me paraqitjet e rekuizitave islame nëpërdemonstrata të ndryshme, me manifestime shkollore kupërdoretflamuri turk në vend të atij kombëtar apo ku i njëjti përdoret në përmasamë të mëdha se flamuri shqiptar. Mjekra, mbulesat, veshjet dhe rekuizitat tjera e dallojnë këtë popullsi në tërë Ballkanin. Aq thellëështë mbjellë në mendësinë e kësaj popullate islami shoqëror saqë, tashmë, islami dhe turkofiliae jo përkatësia kombëtare,janë identifikuesit themelorë dhe parësor i kësaj popullsie. Dhe derisa, emisarët e këtij identiteti të ri që po përshfaqet në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës, janë të lirë dhe veprojnë edhe me përkrahjen e qeverive e strukturave politike të vendeve përkatëse, po nga këto qeveri dhe po nga këto struktura bëhetç’është e mundur që te pengohetçdo zhvillim dhe përparim kombëtar i këtyre dy popullsive.

Dhe derisa politikanët shqiptarë dhe intelektualët shqiptarë bëjnë gjumë dimëror kundrejt këtij rreziku jo të madh, ortodoksizmi grek dhe islami politik ende veprojnë. I pari duke u ‘shqiptarizuar’ me disa fjalë shqipe qëfletJanullatosinëpër mesha dhe e dyta, pas humbjes së ISIS, duke zgjedhur mënyrën e indoktrinimittë qetëdhe nga ilegaliteti tëtërinjëve kosovarë dhe shqiptar kahdo që janë.

Të dyja këto shpërfaqjepolitike fetare janë të rrezikshme për popullin shqiptar dhe për dy shtetet shqiptare. Intelektualet duhet ta dinë se, derisa nënjërën anë po rrezikohet dhe po zhdukëtngadalë kombi laik shqiptar, në anën tjetër po krijohet një atmosferë e tillë kulturore dhe psikologjike e cila, duke u zhvilluar në ilegalitet dhe duke mos u penguar nga shteti dhe bota intelektuale, për disa vite, rrezikon të bëhet kulturë e përgjithshme me çka kombi shqiptar që enjohim sot, i krijuar nga miti dhe krenaria e luftës së Skënderbeut dhe nga filozofitështet formuese të Naum Veqilhargjit, NaimFrashërit, Nolit, Konicës e Fishtës etj. nuk do të ekzistojë më. Mund të përballemi, për disa vite, me një përmutacion kombëtar të tillë saqë nuk do ta njohim më vetveten.

Kombi ashtu siç e menduan rilindasit, siç e menduan nacionalistët e viteve të tridhjeta, nacional demokratët e viteve pesëdhjeta dhe antikomunistet e viteve nëntëdhjeta është në rrezik të madh. Në rrezik është vëllazëria fetare shqiptare si një rast unik në botë, në rrezik janë shqiptarët si komb modern perëndimor. Për ndryshe s’ka si të shpjegohen aktet shoviniste të ortodoksisë greke në Jug dhe shfaqjet e islamit politik mesjetar në thuaja tërë territorin ku jetojnë myslimanët. Të trimëruar, ata e përdhosin çdo fytyrëkombëtare, e sulmojnë historinë dhe i denigrojnë traditat e mira kombëtare, e sulmojnë identitetin perëndimor të jetës dhe të zakoneve shqiptare dhe ta ofrojnë si këmbim sheriatin e shekullit të shtatë të Arabisë dhe shkombëtarizimin si mjet dhe si qëllim përfundimtar.

Është koha e fundit, është momenti i fundit që, me anë të një ligji, të rregullohen veprimtaritë e entiteteve religjioze gjithkah ku ka shqiptar. Shqiptarizmi si identitet dhe si përkatësishpirtërore, kulturore dhe gjuhësore duhet të jetë mbi çdo fe dhe mbi çdo subkulturë dhe krijuesite saj, siç janë Skënderbeu, Ismail Qemali, Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Ibrahim Rugova, Adem Jashari etj., duhet të mbrohen me ligj.

Ta përdhosesh apo ta përqeshëshcilëndo figurë që e përmenda, duke u hazdisur nga muzikaturboserbe apo alagreke e turke, është akt antikombëtar dhe duhet të sanksionohet me anë të një ligji.

Përndryshe si mund të jesh shqiptar e njëkohësisht, duke dëgjuar këngë të turbofolkit serb, ta përdhosesh dhe ta përqeshesh cilëndo figurë kombëtare.

Këtë shkrim nuk do të doja ta përmbyllja me ndonjë parullë emocionale, por po e përmbyll me kërkesën që bashkësitë fetare të vihen nën kontroll ashtu që mos të jenë në gjendje ta rrezikojnë qenien kombëtare apo ta ndikojnë a përcaktojnë cilëndo politikë kombëtare.

Po kështu pseudoshqiptarët duhet ta kuptojnë se edhe dalldisja e tyre më e vogël antikombëtare, qoftë edhe duke dëgjuar muzikë serbe, do të sanksionohet me ligj.

Këtë shkrim e shkrova i tmerruar nga shëmtia e një  bisede të një delegacioni të një shkolle fetare myslimane të Shkupit të cilët po udhëtonin për Kosovë e të cilët e përqeshnin aq mjerueshëm e pa turp figurën madhore të Adem Jasharit.

Pyetja është a janë ata shqiptarë?!!