Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimet e marra sa i përket lëvizjes në fundjavë e më pas ka publikuar hartën me zonat që do të vijojnë të jenë të bllokuara javën e ardhshme dhe ato që do lirohen.
Rama thekson se nga e hëna e ardhshme do vazhdojë i njëjti regjim oraresh dhe rregullash qarkullimi si deri tani vetëm zonat e kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara. E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër.
Sakaq ai shton se këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook:
? Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 10.00 vetëm pensionistët dhe nga ora 11.00 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç?

















