Vetëm një popull pa udhëheqës të denjë, i paorganizuar dhe i pambrojtur, gjithmonë është viktimë e masakrave dhe shpërnguljeve me dhunë nga të huajit, pushtuesit e trojeve etnike të tij.

Nuk është njerëzore, kombëtare dhe as fetare, që t’i kthehet shpina çdo armiku, të ulet kurrizi e të varet qava para xhelatit.

Urtia popullore nuk thotë së koti: dy duar për një kokë!

Kur do të fillojmë ne shqiptarët ta përdorim kokën (mendjen) mjaftueshëm, për mbrojtjen e qenies tonë?

Popujt që çdo situatë i gjen të përgjumur, nuk mund të kenë fat më të mirë se fati që kanë pasur gjatë historisë.

(8.V.2020)

Fotografia e Abdulla Mehmeti
Fotografia e Abdulla Mehmeti
Fotografia e Abdulla Mehmeti
Fotografia e Abdulla Mehmeti
Fotografia e Abdulla Mehmeti