Ballina Aktualitet Me çfarë ta zëvendësojmë dhënien e dorës? Tre alternativa që mund të...

Me çfarë ta zëvendësojmë dhënien e dorës? Tre alternativa që mund të kthehen në normë

 

Gjasat janë që edhe pasi pandemia të marrë fund, nuk do të takohemi e përshëndetemi më si më parë. Të paktën për pak kohë.

Po si do ta shprehim respektin dhe miqësinë për të tjerët? Një “si je?” dhe një buzëqeshje nuk mjaftojnë, siç e kemi dëshmuar së fundi. Dhe përplasja e thembrave me njëra-tjetrën apo e bërrylëve është thjesht e sikletshme.

Urdhëroni tre alternativa që mund të kthehen në normë:

Duar të ngrohta

Mund të fërkoni duart me njëra-tjetrën dhe t’i mbani para vetes për të shprehur mirënjohje dhe dashuri për palën tjetër. Kjo praktikë zbatohet në disa sinagoga.

Nga zemra në zemër

Vendosni dorën në zemër dhe pohoni me kokë teksa ruani kontaktin me sy me personin që po përshëndesni. Kjo përshëndetje mund të bëhet në të njëjtën kohë me palën tjetër.

Jepi dorën vetes

Bashkoni duart në kraharor dhe lëvizini pak. Shtoni një pohim me kokë dhe kontakt me sy dhe jeni gati.

Për diçka më intime, mund të jepni një përqafim për së largu. Kryqëzoni duart në gjoks, me pëllëmbët e bëra grusht teksa shihni personin tjetër në sy dhe pohoni me kokë.