Për ta kuptuar më mirë situatën që po kalon vendi dhe të ardhmen e Kosovës duhet patjetër që ky libër të lexohet nga ju.
Noel Malcolm

Për ju të dashur miq unë po mundohem shkurtimisht ti shkruaj disa rreshta rreth këtij libri.

Autori disa herë në libër e përmend gjarprin e shtëpisë, kryetarin e Kosovës H.Thaçin që me veprimet e tij po e kërcënon vetë vendin e tij.

Cilat janë këto veprime?

1. Gjarpri shpesh kohëve të fundit përmend togfjalëshin “kompromis i dhimbshem”.

Ku do ti shkaktohet dhimbja e radhës së Kosovës?
Në territor (Veriu), ne ekonominë e saj (Trepça, Ujmani),apo ne strukturen e shtetit ( niveli i tretë i pushtetit).

Për gjitha këto Thaçi kurrë nuk eshte konsultuar apo ti paraqes para Kuvendit, shkurt ne çështjen e transparencës, ai ka bërë dhe po bën atë që di ta bëjë më mirë – gjarpërimin.

Sipas shumē vëzhguesve dhe analistë “kompromisit të dhimbshëm” me Serbinë përmban të dy konceptet, ndarjen e Kosovës dhe kompetencat ekzekutive për Bashkësinë e Komunave Serbe, me kusht qe gjarpëri te mos dërgohet në Gjykatën Speciale.
Pra sipas tyre, presidenti ka hallin e mbrojtjs së lëkurēs së vet, e jo te Kosovës dhe interesave të saj.

Sipas autorit duhet të raportohet 3-4 herë në vit nëKomisionin e Jashtëm të Kuvendit dhe të paktën një herë në vit, në seancë plenare të parlamentit për zbatimin e strategjisë së bisedimeve me Serbinë.

2. Gjarpëri mundohet nenshkrimin e marrëveshjes me Serbinë ta paraqet si çështje jete a vdekje për Kosovën.

Njëri nga mbështetësit e Thaçit, shprehet ne menyre kategorike se “ Edhe marrëveshja më e keqe me Serbinë, është më e mirë se situata e tanishme”.

Autori shkruan se si presidenti Thaçi duhet te çlirohet nga “sindroma hubris”.
(Hubris-shenjat kryesore janë: besimi i tepruar tek vetja dhe mosbesimindaj të tjerëve; përqëndrimi tek imazhi personal; humbja e kontaktit me realitetin; ndërmarrja e veprimeve të nxituara, të pamenduara; nënvlerësimi i hollësive në vendimmarrje, etj)

Pse duhet te ngutemi ne me marreveshje me Serbine?
Më mirë pa marrëveshje me Sebinë, se sa të nënshkruajmë me nxitim një marrëveshje të keqe me të.
Është vet Serbia qe i ngutet për të hyrë ne hapjen e kapitullit nr.35 të negociatave për anëtarësim në BE e që nuk mund të behet pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Pse ky nxitim i gjarpërit?

Autori permend edhe genjeshtren e Thaçit:

Kur ai vendosi individualisht që në axhendën e bisedimeve me Serbinë të fusë çështjen e korrigjimit të kufijve, pa u konsultuar me faktoret politik qeveritar, te opizitës, pa dhënë as edhe sqarime në Kuvend.
Ai kishte përmendur se e gëzon mbështetjen e 80% të qytetarëve të vendit që del se ishte gënjeshtër ku sipas hulumtimit te Institutit Demokratik të Kosovës dëshmoi të kundertën, vetëm 11% e mbështesin idenë.

Ne liber gjenë edhe mbështetjen qe Edi Rama i jep Thaçit, duke thirrur për kujdes e maturi se Thaçi ka merita të mëdha në luftë dhe në paqe, por kjo nuk e bën stë imun ndaj gabimeve. Napoleon Bonaparti mori, njëherësh, dy vendime të ndryshme: për kontributin e dhënë në betejë e dekoroi, për gabimin e bërë, e dënoi.

Sa bukur e thotë autori ku shprehet se sot, kundërshtarët e dikurshëm të pavarësisë së Kosovës janë rreshtuar me idenë e Thaçit për korrigjimin e kufirit me Serbinë, nderkaq mbështetësit e atëhershem të pavarësisë së Kosovës, Anglia, Gjermania e shume shtete të tjera si dhe personalitete si Elliot Engel, Albert Rohan, Uilljam Uoker, Xhejmi Shi, Daniel Server, Ismail Kadare, etj, sot janë ndër kundërshtarët më të vendosur të idesë së Thaçit.

Protesta, Serbia hyn ne veri me 2000 trupa.

Në dokumentin e Institutit të Studimeve të Çështjeve të sigurisë së BE-së, “ E ardhmja e Ballkanit, tre skenarë për vitin 2025”, të botuar në Gusht 2018, ne njërin prej skenarëve, parashikohet se si do të shkojnë rrjedhat po qe se fillon idea e Thaçit për korrigjim të kufijve: “….shpërthim dhune në Mitrovicën Jugore, protesta, Kosova pa ulëse në OKB, Rusia përdor të drejtën e vetos, duke e argumentuar këtë me dhunën e përditshme në territorin e Kosovës….Serbia çimenton praninë e saj në Mitrovicën e Veriut, me 2 mijë trupa dhe ndertin një mur që ndan dy pjesët e qytetit.
Kosova është më larg NATO-s dhe BE-së”.

Takimi Thaçit me Putinin dhe zbutja e qendrimeve te dyshes Thaçi – Pacolli ndaj Rusisë!

Impulset putiniste janë të pranishme edhe në metodat e vendimmarrjes se Thaçit.
Perpjekjes për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, rrëmbimi dhe debimi nga Kosova i gjashte gulenisteve, këmbënguljs për të përfshirë në axhenden e bisedimeve me Serbine çështjet territoriale, pa konsensuesin e forcave të tjera politike dhe pa transparencë, mospërfillja e parlamentit, marrja e vendimeve individualisht etj, janë disa nga simptomat autoritariste te Thaçit, të huazuara nga fuqia ruse, dhe sunduesi i saj Vladimir Putin.

Nje analizë të fortë që autori e sjellë në këtë libër është:

Pasi e tjetërsoi Çakorrin në Mal të Zi, të njëjtën teknologji, Thaçi po e kërkonta zbatojë edhe me Serbinë: nënshkrimin e marreveshjes me Beogradin, për kalimin e Veriut në Serbi, paraqitjen e saj për ratifikim në Kuvend dhe në rast të refuzimit, dyndja e komisionerëve të Brukselit për të ushtruar presin me pseudosrgumente: votojeni, sepse e ka firmosur Presidenti juaj; shteti kosovar duhet të jetë serioz dhe i përgjegjshëm në zbatimin e angazhimeve nderkombëtare; mos zbatimi do të dëmtojë procesin e i tegrimit europian të Kosovës, anëtarësimit…..
Ashtu siç ndodhi me Marreveshjen e Kufirit me Malin e Zi. Sot Çakorri, Belluha, Kulla e Zhlepit kanë kaluar përfundimisht ne Mal te Zi.
Ku mbeten premtimet e kryeteknologut Thaçi dhe të komisionereve europianëpër liberalizimin e vizave.

Ju kujtohen “sulltanistët” dhe sovranistët” gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit, këtu autori e përshkruan ndarjen e tyre ne dy anë, ne “sulltanistë” hynë Thaçi, Pacolli dhe ndonje tjetër, ndersa ne “sovranistë” Albin Kurti etj.
Thaçi dhe Pacolli i janë drejtuar për ndihmë edhe Rusisë putiniste, duke mos vleresuar faktorin e brendshem. Thaçi shprehet i bindur se shqiptarët kurrë nuk kanë vendisur dhe nuk vendosin as sot për kufijtë e vet.
Ndersa për “sovranistët”, Rusia është armike e Kosovës dhe bashkëpunimi më të përjashtohet në mënyrë kategorike. Ata janë për bashkëpunim me aleatet perëndimor, por janë gati që, në momente të caktuara, për qëllime taktike, të lëvizin edhe pa ta.
Në konceptin “sovranist”, vendimtarë janë jo faktorët e jashtëm por ata të brendshëm.

“Sulltanistët” Thaçi dhe Pacolli për hir të normalizimit te marrëdhënieve me Serbo-Rusinë janë gati ti shpërblejnë edhe me nje pjesë të territorit të Kosovës.
Ditën e dështimit në Interpol, në kohën kur Serbia po festonte fitoren e radhës, Hashim Thaçi dhe Begjet Pacolli, në vend që të nxirrnin pjesën e përgjegjësisë së tyre për dështimin, ata thirrën për kuptimin e domosdoshmërisë së dialogut me Serbinë.

“Sovranistët”, nga ana tjetër menjëherë pas dështimit në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, vendosën tarifën 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

E ku qëndron Edi Rama sipas autorit?

Edi Rama është frymëzues i “sulltanistëve” të Prishtinës, Hashim Thaçi dhe Behxhet Pacolli, që do të thotë se ata punojnë për një prijekt të përbashkët, kundër intereseva të Kosovës.

Dhe ne fund autori shpreson që historia e dhimbshme me copëtimin e Shqipërise midis fqinjëve që u nënshkrua nē Londer me arsyetimin që kjo marreveshje u bë në dobi të paqes mos të përsëritet prapë.
Historia dihet. Ndarja e Shqipërisë nuk sjelli paqe në botë, pas një viti shpërtheu Zlufts e Parë Botërore.

A mos ata që sot po mbështesin ndarjen e Kosovës po pergatisin luftën e radhës në Ballkan e më gjërë?

Edit Durham
“Mitrovica është eshka që do ti japë flakë fuçisë së barutit ballkanik”

P.s
Une do te kisha vendosur këtë titull:

“Trojet shqiptare të kërcënuara nga gjarpri i shtëpisë”

Pse?
Sepse ky gjarpër po kërcënon edhe shqiptarët ne Luginën e Preshevës, edhe shqiptarët ne Maqedoni, por mund te fute ne luftë edhe vëllezërit nga Shqipëria duke qenë të detyruar të mbrojnë popullin e vet.