Duke u përballur me pyetjen se pse numri i vdekjeve në Britani nga koronavirusi është më i larti në Evropë pas Italisë, një ministër britanik tha të dielën se askush nuk duhet të dalë në përfundime të parakohshme pasi panorama e plotë e situatës sipas tij, nuk është ende e qartë.

Numri i të vdekurve në Britani është 28,205 pak më pak se totali i Italisë. Kjo gjë ka rritur presionin ndaj qeverisë konservatore e cila është akuzuar nga opozita se ka vepruar shumë ngadalë në fazat e hershme të shpërthimit. Por anëtarë të qeverisë i kanë hedhur poshtë krahasimet e shifrave të përgjithshëm të vdekjeve me atë të vendeve të tjera.

Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme në Angli dhe Uells ka pasur deri në 12 mijë vdekje me shumë brenda një jave, nga të cilat rreth 9 mijë ishin të lidhura me COVID-19.

Sipas analizave të bërë nga media, përfshirë “Sky News” dhe “Financial Times” këto shifra janë më të këqija se në çdo vend tjetër të Evropës. Por gjatë një interviste televizive për “Sky News” të dielën, ministri i Transportit Grant Shapps hodhi poshtë pohimet se shifrat mbi një rritje të vdekshmërinë në vend tregojnë se përgjigja e qeverisë ndaj shpërthimit kishte dështuar.

Duhet ta shikoni këtë për një periudhë shumë më të gjatë kohore. Duhet të kthehemi një vit pas, dhe nuk dua që me këtë nuk dua të shmang asgjë, por situata është shumë më komplekse sesa duket”, tha ai.

Zoti Shapps tha se disa efekte të pandemisë nuk do të dihen për një kohë të gjatë dhe se ndryshimet në moshë, profilet shëndetësore të kombeve, madhësia apo dendësia e popullsisë, ishin ndër shumë faktorë që do të duhet të merren në konsideratë sipas tij për vlerësimin e situatës.

Nuk duhet t’i shohim të dhënat e papërpunuara e të dalim në përfundimeDuhet të shihni gjithë panoramën dhe ai informacion thjesht nuk është ende i disponueshëm” tha ai.