Talenti gjerman, Timo Verner, qartësoi në mediat gjërman se nuk dëshiron që të luajë në Bundesligë dhe se nuk tërhiqet nga oferta Bajern Munihut.

“Bajern është një klub i madh dhe për këtë nuk ka nevojë për shumë fjalë. Flik ka treguar në këtë sezon se është një trajner shumë i mirë. Por, nëse do të ndryshoja ambient në këto momente, do të preferoja të shkoja diku jashtë Gjermanisë dhe jo te Bajerni. Por, për të zgjedhur klubin e ardhshëm duhet të ndjej shumë besim, siç pata kur zgjodha Lajpcigun”, u shpreh Verner.