Sot në tre vjetorin e vdekjes dua ta përkujtoj me shumë mall, axhën Musli. Ike nga kjo botë njeriu im më i dashur, por le gjurmë të thella si atdhetar, si antikomunist dhe antisllav, si mbretëror, njeri i përkushtuar pas Shqipërisë etnike, i dashuar dhe i respektuar nga të gjithë ne që të njohëm.
Musli Mulosmanj i përket familjes legjendare të Binak Alisë nga Malësia e Gjakovës, e cila në periudha të ndryshme historike për 200 vjet s’e ndali asnjëherë luftën për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.
Musli Mulosmanaj si veprimtar i njohur i komunitetin tonë shqiptaro-amerikan, ishte një përkrahës i madh i Kosovës për liri dhe pavarësi dhe i demokracisë në Shqipëri.
Sot në këtë përvjetor të vdekjes na mungon buzëqeshja, virtyti dhe njerëzia jote. Me ju mburrëm që ishim bashkë e punuam për çështjen kombëtare.

Do të përkujtoj gjithëherë e gjithmonë.

Harry Bajraktari,
New York 2020.