AIBA e ka shpallur Beogradin si qytet pritës të Kampionatit Botëror të Boksit për seniorë të vitit 2021.
Zëdhënësi i FboxK Latif Demolli ka bërë të ditur se Kombëtarja e Kosovës në boks do të paraqitet për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në vitin 2021 në Beograd me 3 ose 4 boksierë.
Sipas tij, Kombëtarja e boksit të Kosovës pas pranimit në Federatën Botërore të boksit AIBA në vitin 2013, ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet botërore që janë organizuar deri më tani, edhe pse disa prej shteteve nikoqire nuk e kanë njohur Kosovën si shtet si për shembull Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Gjeorgjia etj.
“I vetmi shtet ku qeveria e shtetit nikoqir nuk na ka lejuar të marrim pjesë është India në kampionatin botëror për femra, ku Donjeta Sadikut nuk iu lejua pjesëmarrja për dy vite të marrë pjesë në kampionatin e të rejave (youth) dhe seniore”.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
Por besojme dhe shpresojmë se Kosova do të parqitet me flamur dhe himnë të shtetit në ket kampionat boteror qe do te organizohet në Serbi,per arsye se FboxK me kohë do të dergoi letrat me emrat e ekipit te Kosoves në zyret e federates Boterore AIBA,poashtu dhe ne zyret e organizatorit.Duhet cekur se ne vitin 2014 Kosova per te paren her u paraqit të mar pjese ne kampionatin boteror ne Armeni shteti I cili nuk e njeh Kosoven si shtet dhe nuk lejuan ekipin e Kosoves te hyn ne Armeni.Ekipi I Kosoves qendroi 24 orë në aeroport dhe beri ankes ne federaten boterore AIBA te kryetari Ching-Kuowu i cili lajmroj organizatorin duke thane “Nëse Kosovës nuk I lejohet pjesëmarja atëher do ta anulojmë kampionatin botëror”.Dhe pas ketij mesazhi te presidenti Kuowo Kombetarja e Kosovës u lejua të mare pjesë.
Dhe besoj se kjo histori nuk do te perseritet dhe Kosova do të mar pjese si qdo shtet tjeter që eshte I barabar ne federaten boterore AIBA me të drejta të plota.
Edhe pse disa prej sporteve te Kosoves nuk ju është lejuar nga Sebia të marin pjesë në gara të ndryshme Evropiane (Karate,Henboll).
Në vitin 2017, kampionati boteror iu dha Indisë, dhe me marrëveshjen e qytetit pritës New Delhi u nënshkrua në Janar 2019. Sipas kësaj marrëveshje, gjysma e tarifave të pritësit pritej te paguhej në 1 Dhjetor 2019.
Pasi New Delhi nuk i ka përmbushur detyrimet e tij për të paguar tarifën e pritësit siç përmendet në kushtet e Marrëveshjes së qytetit pritës AIBA nuk kishte zgjidhje tjetër përveç që të ndërpresë kontratën në Prill 2020.Prandaj, India do të duhet të paguante një dënim anullimi prej 500.000 USD.
Komiteti Ekzekutiv i AIBA diskutojë dhe muar vendim unanim që organizimi ti ipet pales së dytë konkuruese Serbisë.
Kampionati botëror i boksit për meshkuj AIBA zhvillohet në qytetin e Beogradit në vitin 2021.
Presidenti i përkohshëm i AIBA-s, Mohamed Moustahsane pohoi se” Ky Kampionat Botëror do të ishte një ngjarje e madhe për Serbinë”, dhe shtoi
“Ne besojmë se do të mbajmë kornizën kohore të planifikuar dhe do të zhvillojmë Kampionatin Botëror në 2021 nëse situata pandemike është nën kontroll. Sapo të jetë rregulluar, kjo do ti ndihmojë boksierët tanë që të planifikojnë përgatitjen për vitin e ardhshëm siç duhet”,vuri në dukje Presidenti i përkohshëm i AIBA.
Presidenti i Federatës Serbe të boksit, Nenad Borovcanin, deklaroi se Kampionati botëror është rikthyer në Beograd pas 43 vjetësh,pas kampionatit historik të vitit 1978 në kryeqytetin e Jugosllavisë, kjo është hera e dytë që kombi ynë të kthehet si nikoqirë.
Jam i sigurt se i gjithë vendi do të jetë krenar të presë Kampionatin në Beograd. Serbia ka gjithçka për të organizuar një ngjarje të shkëlqyeshme për atletët, trajnerët, zyrtarët dhe, natyrisht, për tifozët tanë të boksit “tha ai.
Duhet cekur se ne vitin 1978 ne kampionatin boteror ne Beograd kan mare pjese dhe 2 boksier kosovare Sami Buzolli dhe Mehmet Bogujevci.
Sami buzolli u eliminua nga boksieri me I mire I kampionatit Mushoki,ndersa Mehmet Bogujevci pas shum luftave te veshtira arriti në finale dhe zuri vendin e dytë si nënkampion bote dhe fitoi medaljen e argjentë.