Me 1 maj 2020 doli në qarkullim “Gazeta e Alpeve”, numri i parë i saj në kushtet e jashtëzakonshme të krijuara nga Pandemia Covid ‘19, Gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike, e cila gjendet në shitje të lirë vetëm në Shqipëri dhe me abonime në Rajonin Ballkanik Shqiptar (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi, Kosova Lindore e Sanxhak) si dhe në Itali, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar e Britanisë së Madhe, Gjermani e Amerikë (New York, Texas, Neë Yersey, Connecticut), Hollandë, Norvegji e Francë. Kësaj here, për arsyena të situatës pandemike, “Gazeta e Alpeve” do t’i mungojë për herë të parë tregut të saj në Kosovë (Gjakovë, Prishtinë, Deçan, Pejë, Junik, Prizren, Gjilan, etj.).
Në këtë numër të ri “Gazeta e Alpeve” hapet me kryeartikullin: “UNDERGROUND” PËR COPËTIMIN E MATEJSHËM TË TERRITORIT SHQIPTAR” – nga Sulejman DIDA – studiues, poet, shkrimtar, Zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” (fq. 1 e 4).
-“SHQIPTARËT PRESIN NGA NE, NË KËTO DITË TË VËSHTIRA!” -Apel nga filantropisti kombëtar shqiptar, Lazim Destani -“Nderi i Kombit”, drejtuar: Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si dhe Unioneve, Shoqatave e Fondacioneve të ndryshme në Diasporë. (fq. 2).
-“Një luftë nuk mund të fitohet pa zemrën e njerëzve” – nga politilogu i ri Andi MUSTAFAJ (fq.3).
-“Humanizëm me vepra konkrete nga Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj dhe Lazim Destani me familjet e tyre” – nga Flamur GASHI- Këshilltar për Rajonin e Diasporen i Presidentit të Shqipërisë. (fq. 3).
-“A JEMI BËRË VET NE TRANSPORTUES TË KËTIJ ARMIKU TË PADUKSHËM?!” – nga Mehmet PRISHTINA, studiues e veprimtar në Kosovë, pasardhës i Hasan Prishtinës së Historisë Shqiptare. (fq. 3 e 9).
– “GRUPI INSIG, EUROSIG, UBA BANK PRANË FAMILJEVE NË NEVOJË Kadri MORINA: Ndihma në ushqime në të gjithë Shqipërinë” (fq. 3).
-“MBËSHTESIM DIALOGUN KOSOVË-SERBI DUKE SHPRESUAR TË PËRFUNDOJË ME NJOHJEN E NDËRSJELLTË DIPLOMATIKE, SI DY SHTETE FQINJ, TË PAVARUR E SOVRANË” -Letër e Hapur e Këshillit të Ambasadoreve Shqiptarë për Presidentin e SHBA, Donald J. TRUMP. (fq. 5)
-“Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugëtimit euro-atlantik” – Deklaratë nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike POMPEO – (fq. 5)
-“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbi emërimin e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi”. (fq.5)
-“TA SHPËRBLEFTË ZOTI, O RAM GECI…!” – Nga Agron Isa GJEDIA– Kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi”, Tiranë-Prizren. – “RAM GECI, NJË SHEMBULL QË DUHET NDJEKUR…”-Nga Ramiz Lushaj. -“Shtëpi Oxhaku”- (Ram Geci asht kanë “Shpi Oxhaku”) -Nga Mentor HAXHIAJ – Tropojë. -“Burrë fisnik, zemërmadh, bujar i pashoq” – Nga Tom THERÇAJ Shkoder. -“NDERIM PËR TY, O “SOJNIK I BYTYÇIT”…! – Nga Zyra AHMETAJ Poete, artiste, publiciste, Tropojë. -“Njeri me vlera të veçanta”- Nga Faslli Kuliçi-Çekaj – Durrës. -“Zoti ja ktheft me të mira Ram Gecit…!– Nga Agim REXHA – Tropojë (fq. 6)
-“MIRËNJOHJE PËR TY, HARRY BAJRAKTARI – “NDERI I KOMBIT” – Nga ILIR META: President i Republikës së Shqipërisë dhe Yuro Kim: Ambasadore e SHBA në Shqipëri. – “Harry Bajraktari në Amerikë dërgon ndihma për 1 mijë familje në Tropojë”- Nga Ramiz Lushaj. -“VLERËSIME E URIME…”-edhe nga Ambasdadore e Misionit Diplomatik të Kosovës në New York, Sh.S. Znj. Teuta Sahatqija; Kryetari i Federatës PanShqiptara “Vatra” në Amerikë, z. Elmi Berisha; këshilltari i Presidentit të Shqipërisë për Rajonin e Diasporën, ambasador Flamur Gashi; Sekretari i Përgjithshëm i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, z. Ismet Smajli në Teksas-SHBA; ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, ambasador, dr. Islam Lauka në Prishtinë; drejtori ekzekutiv i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, dr. Naim Dedushaj në Prishtinë; ish kryetari i KSHK e vllau i Azem Hajdarit, av. Rasim Hasanaj; tre nga ish deputetët e Tropojës në Kuvendin e Shqipërisë, z. Besnik Dushaj (njëherash dhe ish kryetar i Bashkisë së Tropojës) dhe z. Isuf Çelaj e znj. Mimoza Hajdarmataj; drejtori i gazetës “Nacional”, poeti, gazetari e shkrimtari, doktorant Mujo Buçpapaj; ish deputeti i Tropojës e ish antar i KQZ të Shqipërisë, ing. jurist Hysen Osmanaj; kryetari i Rrjetit Global të Bisneseve të Diasporës Shqiptare për Gjermaninë, z. Mustaf Abazi; veprimtarja atdhetare e biznesmene humaniste, shqiptaro-amerikania Donika Bardha; veprimtari e biznesmeni Avni Krasniqi; drejtori i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, Sanxhakun e Luginën e Preshevës, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Halil Ahmeti; antari i Bordit Botues e Kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Vendet e Ulëta e Nordike, veprimtari atdhetar e kulturor, z. Shaban Prelvukaj; veprimtari atdhetar, ish kryetar i Fondacionit Plavë-Guci, z. Esad Gjonbalaj në Amerikë; kryeredaktore e “Gazeta e Alpeve” për Kosoven, poete, studiuese e shkrimtare Migena Arllati në Gjakovë; drejtori i Manifestimit “Ora e Maleve” në Rrozhajë, poeti, studiuesi e veprimtari Ali Daci; prof. asoc. dr. Elinda Dibra; poeti e mesuesi Maxhun Osmanaj në Istog të Pejës; Anila Hoxha Gjermeni– soprano e njohur në Milano-Itali; Kryemyftia i Tropojës, Eduart Demiraj; veprimtari e publicisti Avdyl Matoshi– nënkryetar i FSHKESH; veprimtarja Nusha Hoxha; ushtaraku në pension e kordinator i “Gazeta e Alpeve” për Qarkun e Shkodres, Ali Demushi; veprimtari e publicisti Shpend Nikoçi; poeti Nikollë U. Ulndreaj; mësuese Age Doçaj; veterani i UÇK-së, Agim Memia; e të tjerë (fq. 7)
-“Sabit Bytyçi në Amerikë, dërgon vaj për rreth 1 mijë familje, në Tropojë” – Nga Ramiz Lushaj (fq. 8).
-“Nadia Sokolaj një “Nënë Terezë” në Francë” – Portret nga Adrian Progni (fq. 9)
-“AHMET KRASNIQI, NJERI I PAQES, I LUFTËS, I PËRJETËSISË” – Nga: Kolonel Ahmet ALISHANI – ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, Kosovë. (fq. 10).
-“AKSIONI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE PËR NDËRTIMIN E VARREZAVE TË NOKSHIQIT” – (Lista e Shqiptarëve atdhetarë në Malin e Zi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Amerikë e Europë etj., që kontribuan me fonde monetare në USD për ndërtimin e Varrezave të Nokshqit në Plavë-Guci, në vitin 2019). (fq. 11)
-“Trimëresha e Maleve, Kaje Galë Selmanja Nga Adem GECA – Banjë, Istog (Burim) i Pejës (fq. 11)
-“Familja Nokshiqi kontribuoi brez pas brezi për Çështjen Kombëtare Shqiptare”. -Fjalë Përshendetje përcjelljeje nga autori i kompozimit-pikturës për Nokshiqin e Nokshiqasit, nga akademik Xhafer B. Peci (fq.12)
“Kjo “pikturë murale” më sjell Nokshiqin e historisë, vendlindjen, kombin tim shqiptar, në Teksasin e Amerikës” -Falenderim Publik nga veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan Zekë NOKSHIQI në Teksas- SHBA për miqtë e tij Ismail Uka- nga Vushtria e Kosovës, Drin Ahmeti- nga Bujanovci i Luginës së Preshevës, Ramiz Tafi laj nga Deçani i Kosovës -(fq. 12)
-BOKSIERI SHQIPTAR BURIM ALI AHMATAJ NË LONDËR SYNON TITULL BOTËROR” – Nga Ramiz Lushaj. (fq. 13).
-“Një ditë me Edith Durham në Londër”- Nga ambasador Mal BERISHA (fq. 14).
-“Ndahet nga jeta Mrika Xhema, Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Elmi Berisha ngushëllon biznesmenin e shquar shqiptaro-amerikan, patriotin e madh nga Presheva, Jim Xhema”. (fq. 15)
-“Telegram Ngushëllimi Jim Xhemës – nga Harry Bajraktari, New York. (fq. 15).
-“Pse heshtë drejtësia malazeze për vrasjen në Husaj të Rrozhajës të 21 refugjatëve shqiptarë të Kosovës…?! –21 vite nga vrasja e 21 refugjatëve shqiptarë të pafajshëm nga Kosova, të cilët ranë nën breshëritë e plumbave të forcave militare e paramilitare serbomalazeze në Husaj të Rozhajës–Nga ALI DACI – Zv/kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak. (fq.15)
-“MALËSIA E GJAKOVËS, VATËR E VLERAVE NJERËZORE E QYTETARE”. – Nga: Qazim SELIMAJ (fq. 16).
–U përkujtua 45-vjetori i dhënies së emrit Ndue Jak Pjetri shkollës 8-vjeçare Luf-Pukë”– Nga Lumnije Taip HOXHA -“Mësuese e Merituar”. Gjovalin ALIA- ish- drejtor shkollash, studiues, autor botimesh, ”Qytetar Nderi” i Bashkisë Pukë. Beslim Elez HOXHA- ish drejtor shkollash, “Qytetar Nderi” i bashkive PUKË e Fushë-ARËS. (fq. 17).
– “E DASHUR NËNLOKE, ZOJA E SHKRELIT”- Nga Isuf DEDUSHAJ – Prishtinë. -“Shpirti i saj i mirë të bëhet dritë!”- Mesazh Ngushëllimi nga dr. Sali BERISHA.- -“Nënëlokes sime” – Poezi nga Vjollca DEDUSHAJ- FAZLIU. -“Vdekja e Nënës”- Poezi e Dritëro Agollit. -“E gëzoftë paqen, dritën, jetën dhe lumturinë e amshuar te Zoti!” – Uratë nga Don Lush GJERGJI në Prishtinë.-“Po rritet njeriu tek njeriu”- Nga Ramiz LUSHAJ .- “Më falni diçka” – Nga Martin CAMAJ.- “Do të kujtojmë me mall sa të jemi gjallë…”.- Falenderim nga Naim DEDUSHAJ– Prishtinë (fq. 18 e 19).
-“Një fund i pafund…” (Bashkëshorte Verës, e cila këto ditë u nda nga jeta, nga Mikel GOJANI, Klinë-Kosovë (fq. 20)
-“Në kërkim të gjerdanëve të historisë”- Reportazh në vise shqiptare në Malin e Zi, nga dr. Selman MËZIU (fq. 20).
-“Gazeta e Alpeve” me “Posta Shqiptare”, në të gjithë Shqipërinë” (fq. 21).
-“Ftesë për mbështetje, të dy mediave: “Gazeta e Alpeve” dhe Portali Limit.al, në këto ditë të vështira” – (fq. 22)
-“Abonohuni në “Gazeta e Alpeve” – Abonime të reja nga Sejdi Hysenaj në Amerikë, Naser Vuçetaj në Zvicër, Lili Kristuli në Itali. (fq.. 23)
-Logot e Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë (ACABS); Akademia Monarkiste Shqiptare në Tiranë (AMSH/AMA); Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës në Tiranë (AFCES).(fq.2).
-“Klinika dentare “Hydajet Ponari” në Tiranë- një nga klinikat më moderne të Shqipërisë”– publikim me foto-tekst (fq.9)
“Agjensia Turistike “Tirana Metropol”: Udhëtime vajtje-ardhje në kryeqytetet shqiptare (Tiranë-Prishtinë); në Bregdetin Adriatik (Durrës-Ulqin); drejt Alpeve Shqiptare (Prizren-Gjakovë-Pejë). Udhëtimi me “Tirana Metropol”- si Qytetar i Lirë i Botës, si turist i kulturuar i Kohës, në çdo ditë të javës. (Reklamë në faqen 10).
-“Gazeta e Alpeve”, në faqen e fundit të saj (fq. 24) ka reklamën e Agjensisë ma të madhe të Sigurimeve në treshtetshin ballkanik Shqipëri-Kosovë-Maqedoni “Sigal Uniqa Group Austria”, ku ju fton për të sigurue edhe online nga celulari ose kompjuteri shtëpi, shëndet, makinë.
“Gazeta e Alpeve” është me Ju dhe për Ju nga dy herë në javë, në çdo datë 1 dhe 15 të secilit muaj të vitit, në tregun e shitjeve të shtypit në të gjithë Shqipërinë e në Kosovë dhe me abonime me postë në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi dhe në diasporat shqiptare në Europë e Amerikë.
Rali LURA
Tiranë, maj 2020