Ballina Aktualitet Rusia, vatra më aktive e koronavirusit në botë

Rusia, vatra më aktive e koronavirusit në botë

 

Rusia ka aktualisht ritmet më të larta të përhapjes së koronavirusit në gjithë globin. Rreth 8 mijë infektime të reja u regjistuan gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend. 96 është numri i vdekjeve të deklaruara këtë premte.

Autoritetet shëndetësore thonë se aktualisht vendi ndodhet në kulmin e përhapjes së pandemisë dhe pritet që gjatë ditëve në vijim kurba të nisë rënien. Rusia është e 8-a në shkallë globale për nga numri i infektimeve. Situata duket nën kontroll në shtetet perëndimore e më gjerë.

Ritmet e infektimit kanë rënë në Shtetet e Bashkuara që kanë 1/3 e totalit të të prekurve të të gjithë globit. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 281 raste të reja infektimesh.

Presidenti francez Emanuel Makron tha se më 11 Maj do t’u jepet fund masave bllokuese. Megjithatë ai u shpreh se kjo nuk do të thotë se jeta normale do të rikthehet. Kjo datë sipas tij shënon nisjen e rimëkëmbjes së ekonomisë, nën masa të rrepta që do të synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit, që deri më tani i ka marrë jetën mbi 24 mijë njerëzve në gjithë vendin.

Shifrat e viktimave dhe infektimeve të reja vijojnë të pësojnë rënie të qëndrueshme në Spanjë dhe Itali. Në të dy vatrat e mëdha të deritanishme të Europës, viktimat ditore prej disa ditësh janë nën 300 dhe nën 2 mijë të infektuarit.

Në gjithë globin numërohen mbi 3.3 milionë të prekur dhe më shumë se 230 mijë viktima. 31% e të prekurve prej nisjes së pandemisë janë shëruar.