Ajo varzë, ”shejtane”,
E lagjes Luguçesme,
Që , (dikur), bukur shpesh,
U “ngucshim” bashkë,
Përbiron, edhe sot,
Nëpër venat e Autorit,
Si qumështi i “Rozafës”,
Nëpër gurët e lashtë!
…!
Me dorën shtrirë,
Mbi dritat e qytetit,
Tepes, tuj u endë,
Në ato kohra,
Thoshte…,
E lumturuar,
Gjithë gas:
-E madhe, asht’ Shkodra!
./.
-Nga libri poetik “Duhama e Valbones“-