Përbërësit:
Gjashtë lugë gjelle gjalpë
Treçerek gote me qumësht me yndyrë (ose 2% yndyrë)
Gjysëm gote ujë
4 filxhanë çaji me miell (dhe më shumë për pluhurosjen)
1 lugë gjelle me maja të gatshme
Çerek filxhani me sheqer pluhur
Një lugë e gjysmë çaji me kripë
2 lugë çaji me hudhër pluhur
1 lugë gjelle me rozmarinë të freskët ose gjysmë lugë gjelle me rozmarinë të thatë (nëse dëshironi mund të mos e shtoni)
3 lugë gjelle me majdanoz të freskët ose 1 lugë e gjysmë me majdanoz të thatë.
1 kokërr vezë
1-2 thelbinj hudhër të plotë ose të grirë sipas preferencës.
Përgatitja:
Vendosni 4 lugë gjelle me gjalpë, qumësht dhe ujin në një enë të përshtatshme për mikrovalë ose futeni të ngrohet në furrë të parangrohur për disa minuta. Futeni atë në mikrovalë dhe lëreni të nxehet për një minutë.
Merrni një mikser (që është i përshtatshëm edhe për brumë) dhe shtoni 4 filxhanë me miell, majanë, sheqerin, kripën, hudhrën pluhur, rozmarinën dhe dy lugë gjelle majdanoz. Përziejini mirë dhe më pas shtoni vezën dhe masën e ngrohtë të qumështit. Rriteni shpejtësinë e mikserit dhe lërini të përzihen për 4-5 minuta.
Nëse brumi nuk shqitet nga anët e mikserit shtoni edhe pak miell dhe përziejeni deri sa brumi të marrë formë rrumbullake. Hiqeni brumin, mbulojeni me letër plastike dhe lëreni të vijë për 10 minuta.
Ndërkohë ndizeni furrën në 100°C. Lyejeni tepsinë me yndyrë dhe lëreni mënjanë.
Brumin punojeni në sipërfaqen e pastër të banakut dhe më pas hapeni me petës dhe ndajeni në 12 ose 16 toptha. Secilën prej topthave vendoseni kokëposhtë në tepsi duke lënë hapësirë nga njëri tjetri. Sipërfaqen e tyre lyejeni me pak ujë që të mos thahen menjëherë në furrë. Fikeni furrën dhe futeni tepsinë në furrë.
Lërini simitet të fryhen për 20 minuta dhe gjatë kësaj kohe mos e hapni furrën deri sa të kalojnë 20 minuta.
Hiqeni tepsinë dhe ndizeni furrën sërish, kësaj here në 200°C. Piqini paninet për 18-22 minuta ose deri sa sipërfaqja e tyre të jetë e artë. Në një tigan të vogël hidhni thelbinjtë e grirë të hudhrës dhe dy lugë gjelle me gjalpë. Shtoni pjesën e mbetur të majdanozit, pak kripë dhe me këtë tretësirë lyeni sipërfaqen e simiteve, nue momentin kur sapo keni fikur furrën.