Presidenti Hashim Thaçi e ka mandatuar edhe zyrtarisht Avdullah Hotin për ta formuar Qeverinë e re.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se askush nuk duhet të pretendojë se mund ta marrë ose ta mbajë pushtetin në mënyrë jodemokratike. Ai pohon se LDK e ka siguruar se i ka votat e mjaftueshme për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve. Në anën tjetër, është obligim i imi si President, të sigurohem për funksionim të insititucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përptuhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen sit ë jashtëzakonshme”, deklaroi Thaçi.

Presidenti pohon se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ia ka dëshmuar se kjo parti e ka përkrahjen e shumicës parlamentare për ta formuar qeverinë e re. Ndaj Presidenti i ka dhënë mandatin Avdullah Hotit për ta formuar qeverinë.

“Të gjitha partitë mendojnë se Kosova duhet të ketë një qeveri të re, në përjashtim të një partie. Pas letrave që i kam dërguar kreut të LDK’së, praktikë që kam ndjekur me partinë fituese më parë, sot kam marrë një letër nga z. Isa Mustafa, se i përmbush të gjitha kriterët për formimin e Qeverisë së re, duke përfshirë në këto kritere se ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Kjo mu dëshmua edhe faktkisht. /D.W./ Bahri CANI /