Nuk i di motivet politike të partive në Kosovë, ndoshta jo aq mirë as praktikën institucionale që buron nga Kushtetuta e Kososovës, por qartësisht duket se:

Qeveria e re që po gatuhet në mjesisin politik atje, nuk buron nga vullneti i popullit të Kosovës.

Ato parti e politikanë që po e gatuajnë këtë çorbë, janë në kundërvënie të hapur me vullnetin e popullit i cili votoi një qeveri tjetër dhe dy politikanë të rinj.

Dukshëm Kosova votoi Albin Kurtin e Vetvendosjes dhe Vjosa Osmanin e LDK. Dy emra të rinj që i dhanë frymmarrje të re politikës atje.

Ndërkohë kuzhina politike gatoi një çorbë që të dy po i largon nga vendimmarrja për të cilën u mandatuan nga zgjedhësit. LDK, mirë që sdo Albinin po pse nuk mandatoi Vjosën psh?!

Shumë e çuditshme!

Me thënë të drejtën edhe zhgënjyese është e gjitha kjo lëvizje e partive dhe politikanëve që të paktën ruajtën gjatë njëfarë dinjiteti.

Si Isa Mustafa ashtu dhe Ramush Haradinaj, u mandatuan e shërbyen si kryeministra në Kosovë deri ditën që populli i ndaloi me zgjedhje.

Nuk e di se çfarë i ka bërë bashkë LDK e AAK, por qartësisht kanë qenë me qasje të kundërt politike për çështje madhore…!

Nejse, thashë nuk di shumë për politikën atje, por ndjesia e zhgënjimit është e pandalshme. Shije e hidhur fort!

Llogjika dhe, mesa e kam lexuar Kushtetutën e Kosovës, e drejta duhet të udhëhiqte politikën drejt shpalljes së zgjedhjeve të reja.

I takon Kosovarëve të zgjedhin një shumicë të re qeverisëse dhe jo aleancave të pandershme dhe pa mandat popullor.

Shumë i keq ky hap pas në demokracinë e Kosovës, e cila është prap më e zhdërvjellët se kjo që po ngordh këtu në Shqipëri.

Kam bindje se ky hap pas do korrigjohet shpejt në përplasjen më të parë elektotale atje.

Populli nuk harron!