Gjyqtari i Gjykatës Ushtarake të Komandës së Beogradit Petar Brajeviq Gjura-gjeneral armate dhe hero i popujve të Jugosllavisë i cili e ka gjykuar rastin penal kundër Gani Beg Kryeziut për veprën penale kundër popullit dhe shtetit në intervistën e dt.15.05.1986 dhënë të përditshmes “NOVOSTI”-deklaron: “Edhe fëmijët e vegjël të Gjakovës e dinë se kush kanë qenë dhe kush janë tani pjesëtarët e familjes Kryeziu!”
Kjo fjali e avokatit të vetëqeverisjes shoqërore të Gjakovës, e thënë së fundmi, pa kurrfarë komenti, flet mjaftë për pozitën e paraluftës të kësaj familje e cila ka qenë në lidhje farefisnore me shtëpinë mbretërore shqiptare të Zogut.
Kryezinjtë e Gjakovës – thotë avokati- në vitet e tridhjeta kanë poseduar në Gjakovë në mes tjerash, edhe centralin elektrik dhe për atë kohë mullirin më modernë.
Natyrisht, kjo nuk është e tëra. Ata kanë poseduar me mija hektar tokë të punueshme të krasit të parë, kanë pasur pyje, livadhe etj. Përveç shtëpive dhe lokaleve në Gjakovë ata kanë ndërtuar dhe blerë shtëpia edhe në vise tjera gjatë Mbretërisë Jugosllave.
Pak para luftës kryezinjtë kanë blerë në qendër të Beogradit, në pjesën më elitare të qytetit një ndërtesë madhështore me dy banesa tetë dhomshe.
Përkundër kësaj pasurie që posedonte kjo familje para luftës ata, brez pas brezi, ishin dhe mbetën kundërshtarët më të mëdhenj të shtetit Jugosllav, të cilin e luftuan me armë në dorë, duke bashkë- punuar edhe me okupatorin nazi-fashist me qëllime separatiste.
Kreu i familjes Riza Beg Kryeziu me gruan e pare Hajrije hanëmen nga Dera e Mahmutbegollëve të Pejës,e cila vdiq, ka pasur dy djem:Ali beun-Deputet në Parlamentin turk dhe Murad(Rada) beun ndërsa me gruan e dytë Gjylshah hanëmen,që ishte nga Dera e Osman Beut nga Gjakova,Riza Beu kishte edhe katër djem tjerë: Hysen (Ceno)beun, Hasan beun, Gani beun dhe Said beun.
Me fillimin e luftës së dytë botërore,familja Kryeziu,pa ekuivokë orientohet për bashkëpunim me okupatorin dhe separatistët vendor. Të gjithë ata vihen në ballë të njësiteve balliste të ashtuquajtur “kapuç bardhëve”, të cilët kanë terrorizuar me qindra familje serbe, malazeze por edhe shqiptare me orientim pro Jugosllav.
Për krime, më i njohuri në mes tyre padyshim ka qenë Gani Kryeziu i cili e ka mbështetur pa rezervë okupatorin duke bashkëpunuar me ta,qysh në fund të prillit, pas kapitullimit të Mbretërisë Jugosllave, ashtu që me vullnetarët e tij, ua ka marr armët dhe pajisjet tjera ushtarëve Jugosllav të cilët nuk kanë dashur që ti dorëzohen italianëve. Pjesën dërmuese të tyre i kanë vrarë me procedurë të shkurtë, duke u mbështetur plotësisht në mbrojtjen e okupatorit.
Duke bashkëpunuar politikisht me gjermanët,Gani bej Kryeziu,në mënyrë sistematike ka shkatërruar unitetin e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare në territorin e Dukagjinit.
Në fillim të vitit 1944 Gani bej Kryeziu, në marrëveshje me gjermanët dhe fuqitë reaksionare nga Shqipëria ka organizuar të ashtuquajturin Fronti Kombëtar për luftë kundër ushtrisë nacional-çlirimtare të Jugosllavisë.
Në të njëjtë kohë Gani bej Kryeziu ka arritur që në rrethana zyrtarisht të pasqaruara të merr komandën e një njësiti të ushtrisë tonë Nacional-Çlirimtare dhe sulmon papritmas xeheroren “Zogaj”- dhe me të tërhequr nga luftimet njësitin e tij, (respektivisht njësinë e UNÇJ) me të cilën komandonte, pa e informuar shtabin operativ. Për këtë arsye operacioni ka dështuar, duke lënë kot të vdekur më se 30 luftëtar.
Dënim i butë për krime të rënda
Kjo ka qenë më se e mjaftueshme që Gani bej Kryeziu, menjëherë pas lufte të akuzohet për tradhti ndaj shtetit Jugosllav dhe të gjykohet para Gjykatës ushtarake të komandës së qytetit të Beogradit si armik i popullit.
Me aktgjykimin nr.188/45 dt.27.10.1945 është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim në kohëzgjatje prej pesë viteve, me humbjen e të gjitha drejtave politike dhe civile në kohëzgjatje prej dy vitesh dhe me konfiskimin e tërësishme të pasurisë personale dhe familjare përveç pasurisë nga neni 6, pika 1 e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë (që ka të bëjë me sendet më elementare për jetës të dënuarit).
Gani Kryeziu, për veprat të cilat i ka krye gjatë luftës nacionalçlirimtare, ka qenë dashtë të dënohet me vdekje, – ishte kategorik gjenerali Petar Brajeviq, anëtar i Këshillit të Federatës Jugosllave, njëri nga tre gjyqtarët e trupit gjykues, që e kanë gjykuar rastin e tij për krime lufte.
Pas instalimit të sistemit komunist jugosllav dhe kur Kosova humb çdo identitet kombëtar,vëllezërit e Gani Kryeziut,Hasani dhe Said Kryeziu,me dt.18.01.1946 me aktgjykimin e Gjykatës Popullore të Rrethit të Gjakovës shpallën armiq të popullit dhe kriminel lufte dhe familjes Kryeziu u konfiskohet e tërë pasuria familjare dhe personale.
Hasan Kryeziu, masakrohet me 23 luftëtar të tij në fshatin Hereq të Gjakovës ndërsa Said Kryeziu, për t’iu shmangur drejtësisë së “popullit”, me ndihmën e aleatëve Anglo-amerikan arrin të ikë nga Shqipëria, që atë kohë ishte aleate e fortë e Jugosllavisë dhe të vendoset,së pari,në Itali ku punon si analist politik në Radion”Zëri Amerikës”.
Pas shkëputjes së Jugosllavisë nga tabori komunist të prirë nga Rusia Staliniste,Shtetet e Bashkuara të Amerikës e afrojnë Jugosllavinë afër veti, Said Kryeziu largohet nga Italia dhe së bashku me Mid-hat Frashërin, Abaz Kupin, Zef Palin dhe Nuçi Koten në Pariz me dt.26.08.1949 shpallin formimin e Komitetit Kombëtar ”Shqipëria e Lirë” i cili pranohet si qeveri në egzil nga aleatet Anglo Amerikan.
Pas vdekjes së dyshimtë të Mid-hat Frashërit, Said Kryeziu vazhdon aktivitetin anti jugosllav dhe antikomunist duke qenë në ballë të organizatave nacionaliste pan shqiptare.