Ka hqur gunat e komunizmit, klishetë, ngjyrar gri,
Ka hequr galloshet, këpucet ushtarake, çizmet e aksioneve,
Ka veshur petkat e reja, stilistë modern ia kanë qepur,
Gjanica dje plakë, sot zonjë për nuserim..

Parku me shatervane, depot e grumbullimit, germadhat,
Fabrika e miellit stoike, galeri artesh,
Ish tregu i Fierit, si e shkatrruan, dikur,
Sot shetitore, mbushur tregetore,

Pedonalja mbas turizmit, ku gjallon zemra e Fierit,
Para sheshi i madh, stil europian,
Urat mbi lumë, një vlerë më shumë,
Tani kisha një anë, në tjetrën xhamia, në harmoni arkitektonike,
Bashkjetesa shëmbullore,
qytetrimi në Fier..

Rruget me pedonale për biçikleta, këmbësorë,
Gjithë në qytetrim me të drejta,
Kush hesht e bëhet memec,
Kush nuk i thotë Fierit një fjalë të bardhë,
Ose është cinik, ose ka shkarë..

Ç` rendësi ka për mua qytetarin,
Ku i gjeti fondet Kryetari..e b\ri mbetet I nderuar,
I lumtë për vizionet, për këmbënguljen,
Transformoi bibliotekën edhe teatrin,
Veprat publike, shkollat të gjitha muzeale dije,
Veshur me gjelbërim e këngë femijesh..

Fieri sot, krejt ndryshe nga dje,
O mergimtar,
kur të ktheheni me dallëndyshet në verë,
Do të gjeni tjetër fole,
Një oaz qetesie, një qytet me nur e hije,
Nga Vija e Ngjalës te Qafa e Koshovicës, pa baltë, pa pluhura,
Ver- jug, lindje- perendim, lagje më lagje,
Një botë e re..
Komunikim me autbuza në çdo cep, fshat më fshat, ëndër e kaherme,
Nuk është pak..

Ta duam vendbanimin tonë të shejtë, Fierin,
T`u themi transformuesve, u lumtë për mendjen e dorën,
Ky është qyteterimi,
E meriton Fieri, i Aplonisë, Gur Zezës, Ardenicës, Digës Krapsit, Margëlliçit,
Udhës “Egnatia”
Ecim mbi themele të arta të historisë,
Me emrin e madh e të ndritur, “ Myzeqe”
Fieri i Ri, lum si ne për ty, lum si ti për ne!!

Fotografia e Fran Ukcama