Trevat dhe trojet e Arbërit dhe pasardhësit e tyre gjatë rrebesheve të historisë kanë hequr sa nuk heq as gjarpëri nën gurë. Çdo herë e më shumë për vet fajin tonë sesa për fajin e barbarëve gjakpirrës e lakmiçarë të perandorive romake, osmane e të Sllavëve të Jugut që afër dy shekuj. Po ti shiqosh  sot, analizosh e studiosh mirë në mbarimin e dy dekadave të shek.XXI , dhe komponentet që përbajnë kombin tonë duke i shtuar edhe atë nivelin e shkencës dhe përparimit në çdo fushë, shiqon se çfarë përqamjesh, inatësh e gjelozishë injorante të thella të pakuptimta e të zeza ka në kombin tonë, ku sejcila parti politike tërë natën mendon se si ta vejë para aktit të kryer (duke shpifë, trillue e venë kurthe) partinë rivale të vëllaut të tij, e pastaj në mëngjes nja pesë minuta mendojnë për rrafshin kombëtar.

Po  shtrohet pyetja: si kemi qenë së bashku para  20, 70 e para 100 viteve. Armiqtë e kombit tonë dje, sot dhe nesër e kanë për detyrë dhe e bëjnë atë detyrë që vazhdimisht përmes njerëzve të ulët e të pa kurriz, karakter e moral, ( ti stërvitin, edukojnë dhe t’i futin deri në majën më të lartë të organizimit në kombin tonë si agjent).

 Dhe neve vazhdimisht bëjmë  sehirë, apo edhe i ofrojmë e bashkpunojmë me ta, edhe pse fare mirë e dimë për misionin e tyre të errët e të ndytë.

Të tillë ka mjaft  në të gjitha partitë politike, pa përjashtim, por kemi mjaft edhe të atillë që na shitën  si „miq“ në arenë ndërkombëtare.

Prandaj jemi këtu ku jemi të çarë e të përçarë, më shumë në dëm të vetës sonë se sa në dobi të Atdheut tonë. Marrëzia ka arritë deri aq lart sa që sejcili koxhobash ban trysni dhe diktat mbi deputetët e klanit të tij se çfarë duhet të bëjnë dhe të thënë në kuvend duke ua dhunuar mendimin , se përndryshe degradohesh dhe suspendohesh nga vet shefi që i takon.

Shembulli  më i poshtër dhe më i ulët në dobi të armiqëve dhe në dëmë të popullit, varreve, të pa gjeturve, të mëmave, motrave dhe vajzave tona të dhunuara të gjakut që u derdh rrëke në mbarë hapësirat shqiptare është ai që në Kuvendin e Kosovës me ndihmën e 10 votave të Listës Serbe të votohet ligji për Gjykatën Speciale kundër USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE dhe luftëtarëve te lirisë e, të iniciuar nga dueti Hashim Thaqi e Isa Mustafa, ku në këtë mynyrë u hapët rruga edhe “agjentëve”, siq është dueti Škelzen Gašič-dhe Baton Haxhiabdič që në gjuhën shqipe në mes të Prishtinës të amnistojnë, të akuzojnë e të shpifin e të qajnë me lotë krokodili për padronët e tyre që ndoshta aq mirë e shumë i paguajnë!

-Për Limit.al, 29 Prill 2020-