Mesjeta në Arbëri i referohet gjeografikisht viseve ku ditët e sotme është Shqipëria në kohërat kur i përkiste Perandorisë Bizantine e deri në pragun e pushtimit nga Perandoria Osmane. Pasi Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit më 395, ato vise që përbëjnë sot Shqipërinë u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine.

Nga fundi i shekullit XII, viset veriore të Shqipërisë së sotme i përkisnin Mbretërisë mesjetare serbe që u pasua nga Perandoria Serbe, që shtiu në dorë tërësinë e territoreve të sotme shqiptare si dhe një pjesë të mirë të Ballkanit në mes të shek. XIV. Me rënien e Perandorisë Serbe në vitet 1350-1371, portet më domethënëse i zuri Republika e Venedikut dhe u formësua kështu Arbëria Venedike. Pjesët e mbetura të territoreve arbërore u përndan mes prijësve vendorë, pjesa më e madhe e të cilëve qenë vasalë të Venedikut ose të Perandorisë Serbe.

Pas betejës së Savrës më 1385 pjesa më e madhe e prijësve vendorë u bënë vasalë osmanë. Më 1415-1417 pjesa më e madhe e Shqipërisë së sotme Jugore dhe Qendrore u përbrendësua në Perandorinë Osmane dhe në të porsaformuarin Sanxhaku Arvanid. Në vitet 1432-1436, prijësit e pakënaqur për humbjen e privilegjeve të tyre paraosmane organizuan një kryengritje në viset jugore të Shqipërisë së sotme. Kryengritja u shtyp deri në një organizim të mëvonët nga Skënderbeu më 1443, pas mposhtjes së osmanëve në betejën e Varnës, gjatë Kryqëzatës së Varnës.

Më 1444 nën patronazhin venedikas, Skënderbeu si i pari i prijësve vendorë arbëror dhe zetas i bashkoi kundër Perandorisë Osmane në një aleancë jetëshkurtër që ngjati deri më 1450-51. Skënderbeu vijoi qëndresën e tij për 25 vjet deri në vdekjen e tij. Pasi territoret e tij u brendësuan në shtetin osman, vijoi ekspansioni i kësaj perandorie drejt territoreve venedikase, Shkodra iu dorëzua më 1479, Durrësi më 1501 dhe Ulqini më 1571.

Për u kthyer tek pyetja e Besnik Jakupajt se kush jemi? Nga kemi ardhur? Kur kemi ardhur? Cfar mardhenje kemi ne me fiset tjera?.
KUR KA ARDHE I PARI YNE NE SHIPSHAN?
CFAR ESHTE AJO POPULLESI QE DEL NE RREGJISTRAT TURKE V.1485?
CFAR NA LIDHE NE ME KETE POPULLESI?
PSE EDHE AT’HER KY VEND QUHEJ SHIPSHAN?

1. Për fillim dua të konstatoj se ka shumësi mendimesh ne lidhje me prejardhjen tonë si fis-SHIPSHANI. Por mendimet kristalizohen në qështjen nëse jemi të Gashit apo fis me vehte. Gashi na anatemon duke na thënë se ju jeni të bijtë e « tapallicës », po tapallica e kujt ishte? Të gjithë e pranojnë se ishte bija e Gashit edhe pse kjo është përcjellur me gojë deri sot. Nëse deri në kohët e sotme ka ardhur ky tregim për Shipshanin, mund të thuhet me siguri se, ne jemi nipa të Gashit dhe për rrjedhojë deri në daljen tonë si fis më vete rreth vitit 1830, e të cilin fis e kanë pranuar edhe fiset tjera përrreth si Gashi, Bytyqi, Krasniqja pa shkuar më tej, ne kemi gjallëruar nën ombrellën e Gashit. Këtë e thonë edhe burimet gojore por edhe burimet e shkruara pavarësisht mangësisë së tyre autentike qoftë burime shqiptare apo edhe të huaja.

2. Sipas përllogaritjeve të brezave nga unë , duke marrur për bazë teorinë e bio-antropologut Angar Helgason i cili largësinë e brezave të linjës së mashkullit e përcakton në 33-35 vjet, na del gjithmonë sipas përllogaritjeve të mija, se Kameri pra babai i Kallit ka lindur në vitin ka lindur në vitin 1563, ndërsa Kall Kameri ka lindur në vitin 1598. Në këto vite kemi në Shqipërinë e Epërme dhe jo vetëm (jo kufnjtë e sotëm politik të Shqipërisë) disa ngjarje të mëdha :

a) Në shkurt të vitit 1570, 7 000 deri 8 000 kryengritës shqiptarë, të bashkuar me forcat e këtyre garnizoneve, sulmuan për tri ditë rresht qytetin e Lezhës, por nuk arritën ta çlironin. Pasi u bashkuan me malësorët dukagjinas, ata çliruan Ishullin e Lezhës.
b) Nga vitet 1600-1616 shqiptarët kërkojnë pesë herë ndihmën e Venedikut për të luftuar turqit, por shteti i Venedikut thuajse hesht, ndonëse selia e shenjtë i kërkon të përkrahen shqiptarët. Gjithsesi shqiptarët edhe të vetëm vazhdojnë qëndresën heroike,
c) Më 1612 Janinasit hidhen në kryengritje kundra otomanëve, por edhe në veri më 1614 fiset e Hotit, Kuçit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit e tjerë, hidhen në kryengritje luftarake, madje ndër këto vite të stuhishme duhet të theksohen vitet 1610 e 1611, kur fiset e Malësisë së Madhe të udhëhequra nga fisi i Kelmendit e mbështetur nga fisi i Hotit e tjerë, shkruan faqe heroizmi që shkundi disi gjumin e rëndë të Europës.
d) Në vitet 1638-1639 përsëri fiset e Kelmendit e Hotit janë në këmbë me armë në dorë kundra turqve.
e) Më 1668 tërë Kosova ngrihet në kryengritje kundra pushtuesit turk.
ë) Më 1696 fisi i Hotit çohet peshë kundra venecianëve që kishin marrë Ulqinin, në vijim të pazareve të pushtuesit turk.
f) Me 1699 Kryengritja e madhe kundërturke që shtrihet prej Kurveleshit deri në Shkodër.
g) Në vitin 1699 përsëri në veri të vendit shpërthen një kryengritje e fuqishme ku dallohen Ulqinasit, Tivarasit e Kelmendasit.
h) Më 1737 popullsia e Kosovës mirëpret ushtrinë austriake dhe bashkohet me këtë për të luftuar pushtuesin Osmanlli. (Burimi i të dhënave: Historia e Shqipërisë)

Në këto rrethanat e mësipërme ka funksionuar i pari ynë Kall Kameri ; a ishte ai me otomanët, me venedikasit, apo edhe pjesë e kryengritjeve arbërore kundër pushtuesëve të ndryshëm është vështirë për t’a thënë. Megjithatë ai ka qenë i kohës, sikurse ne që jemi të kohës sonë. Babai i tij Kameri sipas gojëdhënës është vendosur fillimisht në Qafë të Kolçit, në vijën e rrugës së Pultit të Vjetër. Kamer Pipëri kishte tre djem: Kallin, Palin dhe Gjonin.

Po nga ka rrjedhur Kamer PIPËRI? Studiuesi J.G. von Han, studiuesi Nopça, Edith Durham por edhe të tjerë tregojnë se i pari i fiseve të Hotit, Trieshit, Krasniqes, Vasojit (Vasojeviçit), Piperit dhe fshati Merkotai (afër Podgoricës) janë krijuar nga djemt e Keç Prekës i cili gjithnjë sipas këtyre autorëve duhet të ketë ardhur fillimisht në Pipër të Malësisë (sot Mali i Zi) nga Dalmacia dhe duhet të ketë qenë shqiptarë/ilir. Tani sipas përllogaritjes së brezave i bjen që Keç Preka duhet të ketë jetuar në vitet 1493-1558. Nga viti 1497, praktikisht Malësia (sot Mali i Zi) është administruar nga sanxhakbeu i Shkodrës.
Sanxhaku i Shkodrës gjatë kohës së Perandorisë Osmane ishte pjesë administrative e Vilajetit të Shkodrës. Qendër e sanxhakut ka qenë qyteti i Shkodrës. Sanxhaku u implementua më 1485, pas rrethimit dhe brendësimit të qytetit dhe viseve brenda Rumelisë. Asokohe ky sanxhak ndahej në katër kaza: të Shkodrës, të Podgoricës, të Pejës dhe të Bihorit.

Sipas studijuesëve të sipërpërmendur Keç Preka ka pasur 6 djem:

1. Lazër Keçi, prej të cilit rrjedhë fisi i Hotit
2. Ban Keçi, prej të cilit rrjeshë fisi i Trieshit (Triepshi)
3. Merkot Keçi prej të cilit rrjeshë fshati (fisi) Merkotai
4. Kastër (Kras) Keçi, prej të cilit rrjedh fisi i Krasniqes
5. Vas Keçi, prej të cilit rrjedh fisi i Vasojit (Vasojeviçi) dhe
6. Pipër Keçi, prej të cilit rrjedhë fisi i Piperit

Për shkak se djemtë e Keç Prekës, bijnë në hasmëri me banorët anas të cilët i kishin gjetur aty kur kishin ardhur në Pipër, atëher sipas traditës dhe kjo është traditë shqiptare, ata duhej lëshuar Pipërin. Hahni thotë se 5 djemtë e Keç Prekës janë larguar nga fshati dhe në Pipër ka mbetur vetëm plaku me djalin më të vogël Pipërin, i cili edhe qalonte në këmbë. Mbetja e Keçit në Pipër ishte lejuar nga anasit vendas të cilët ai i kishte gjetur aty kur kishte ardhur, me arsyetimin se ai ishte plakur dhe nuk mund të lëvizte, si dhe kishte kërkuar që djali i tij më i vogli që ishte me aftësi të kufizuar fizike-pra ishte i çalë të mbetej me të, e cila gjë edhe i ishte lejuar.

Kur e ka vizituar Hahni retth vitit 1850 (1811-1869) fisin e Pipërit,Hotit, Vasojit (Vasojeviçit) dhe jo vetëm, ka konstatuar se: fisi i Pipërit rrjedhë nga Pipër Keçi dhe në kohën kur ai ka vizituar këtë vend Pipëri ka pasur 200 shtëpi dhe 1500 banorë me fe ortodokse sllave, të cilët kanë folur gjuhën sllave sipas Hahnit dhe kanë jetuar në afërsi me qytetet turke, Spunscha e Podgorica me të cilat janë armiqësi të përhershme ka shkruar Hahni. Kjo siç mund të merret me mend ka ndodhur 300 vjet pasi është vendosur Keç Preka në Pipër. Karakteristik është fakti të cilin e përmend Hahni në studimet e tij se ata (Pipëri, Vasoji (Vasoveviçi) edhe pse flisnin gjuhën sllave në dasma dhe në ceremonitë mortore, në ritet e tyre ata nuk flisnin gjuhen sllave por flisnin shqip dhe se ata i kishin thënë atij se kjo ishte gjuha e të parëve të tyre, e cila manifestohej në këngët e tyre në dasmë apo në vajtimet e tyre në rastet mortore.

Studijuesi Hahn dhe të tjerët kanë lidhur degëzimin e Hotit deri (Lazi) Lazër Keçit. Pyetja që shtrohet me këtë rast është se prej cilës vijë të Keç Prekës vjen paraardhësi ynë Kall Kameri. Nga përllogaitja e brezave na mungojnë edhe 3 breza për tu takuar me njërin nga djemtë e Keç Prekës.

Hahn-i thotë poashtu se : Gati ç’do shqiptar mund të tregoj për prejardhjen e tij së paku deri në 10 breza! (Studime shqiptare Bd. 1–3, Jena 1854)

Në vitin 1839, princi i Vasojit (Vasojeviçit), një hartë të cilën ai e ka vizatuar me dorë dhe ka shkruar me dorë, njeh fiset e Shqipërisë së Epërme si fise shqiptare.
Gjasat janë të afërmendëta që Kamer Pipëri ( Nëse ne vijmë nga ai) ka zbritur për arsye të veta më poshtë dhe është vendosur në Qafë të Kolçit, me cilatdo detyra qofshin ato.

Ne nga ana jonë si Shipshjanë i lidhim brezat tonë deri te Kall Kameri. Kjo është për t’u kualifikuar, sepse ne jemi aq shumë që brezat tonë i lidhim tek Kall Kameri. Nuk jam i sigurt nëse të gjitha fiset e Shqipërisë së epërme mund t’i lidhin brezat sikur Shipshani tek një i parë përpos fisit të Hotit.

Si përfundim:
Nga kemi ardhur? Siç duket prejardhja jonë është me gjasë nga njëri prej djemve të Keq Prekës i cili fillimisht ishte vendosur në bjeshkën apo malin e Pipërit, besoj kështu i pagëzuar nga djali i tij më i vogli Pipëri.
Kur kemi ardhur? Sipas përllogarittjeve të brazave e këtu edhe mund të ketë pasaktësi Keç Preka ka jetuar në vitet 1396-1461 (mesatarja 65 vjeç). Pra mund të thuhet se Keçi ka ardhur në Pipër rreth të dyzetave që i bie reth vitit 1436,nga viset ilire të Dalmacisë, gjithmonë sipas studijuesëve.
Cfar mardhenje kemi ne me fiset tjera?. Besoj se marrëdhënjet tona me fiset tjera kanë qenë të nivelit të kohës, por duke ditur se SHIPSHANI si fis më vete ka dalur reth vitit 1830, nuk del se ne kemi patur marrdhënje të këqia me fiset e tjera por përkundrazi marrëdhënje mjaft korrekte me normat e kohës, bazuar edhe në marrëdhënjet fisnore sipas kanunit të Lek Dukagjinit.
KUR KA ARDHE I PARI YNE NE SHIPSHAN?
Kamer Pipëri ka jetuar sipas përllogaritjeve të brezave nga viti 1563-1628 dhe nëse ka qenë rreth të dyzetave kur është vendosur në Qafë të Kolçit atëherë ky duhet të ketë qenë viti 1603.
Kall Kameri ka jetuar sipas përllogaritjve të brezave nga viti 1598-1663 dhe nëse ka qenë rreth të dyzetave kur është vendosur në SHIPSHAN atëherë ky duhet të jetë viti 1638 apo ndoshta edhe pak më herët nëse ka qenë më i ri në moshë.

CFAR ESHTE AJO POPULLESI QE DEL NE RREGJISTRAT TURKE V.1485 dhe CFAR NA LIDHE NE ME KETE POPULLESI?
Regjistri otoman i vitit 1485 na jep disa të dhëna se në Shipshan ka pasur banor. Për hirë të korrektësisë aty edhe mund të ketë pasur banorë, por ata banor duhet gjithsesi të kenë qenë iliro-shqiptar edhe pse emrat e banorëve janë të themi katolik apo ortodoks sepse ne nuk mund të themi se në atë kohë njerëzit janë pagëzuar me emra si: Agim; Bashkim, Dardan etj. Këta banorë duhet të kenë qenë «anas» siç e thotë edhe Hahni e të tjerët. Emra të tillë kemi në po këtë regjistër edhe për Gjakovën. Poashtu duke e ditur se nga fundi i shekullit XII, viset veriore të Shqipërisë i përkisnin Mbretërisë mesjetare serbe që u pasua nga Perandoria Serbe, që shtiu në dorë tërësinë e territoreve të sotme shqiptare si dhe një pjesë të mirë të Ballkanit në mes të shek. XIV. Me rënien e Perandorisë Serbe në vitet 1350-1371, portet më domethënëse i zuri Republika e Venedikut dhe u formësua kështu Arbëria Venedike. Pjesët e mbetura të territoreve arbërore u përndan mes prijësve vendorë, pjesa më e madhe e të cilëve qenë vasalë të Venedikut ose të Perandorisë Serbe. Prandaj edhe emrat e banorëve të gjetur aty në vitin 1485 janë vazhdimësi e emrave të mëparshëm. Sidoçoftë përllogaritjet e brezave na e thonë se këtu Kall Kameri ka ardhur rreth 150 vjet më vonë nga regjistrimet otomane të vitit 1485

PSE EDHE AT’HER KY VEND QUHEJ SHIPSHAN?
Këtë unë nuk mund ta them me siguri, por ndoshta gjuhëtarë-etimolog mund t’i japin një shpjegim kësaj punës së emrit.

Përkufizime:
Ndërrimi i fesë nga ajo katolike-ortodokse në musliman është bërë me të madhe nga fundi i shekullit 16-të dhe filli i shekullit të 17-të. Sigurisht se është bërë edhe më herët vendosja e emrave musliman për qështje konformiteti dhe privilegjesh dhe kjo është një lloj “norme” në ç’do kohë. Në Kosovë deri vonë ka pasur familje me emra musliman por që thonin se jemi katolik. Poashtu brenda për brenda një barku familjar ka pasur familje që praktikon fenë musliman kurse pjesa tjetër fenë katolike dhe për më tepër këta festoni Pashkë e Bajram bashkarisht. Babai im ndjesë pastë Bajram Dika, thonte: “Unë në të 7-ten faqe jam katolik, pra Bajrami, Dika, Kosumi, Avdyli; Qerimi, Dema, Lushi, Elezi, pra i bjen që nga Elezi apo Lushi kemi ndërruar fenë nga katolike në atë muslimane, por ne ishim shqiptarë edhe kur ishim katolik, dhe kemi mbetur shqiptarë edhe pasi jemi bërë musliman që nënkupton se feja përpos tjerash ka shërbye më shumë për konformitet. Elez Gega i bjen të ketë jetuar në vitet 1660-1725. Është sikur sot që për qështje konformiteti bashkëkombasit tanë u ngjesin fëmijëve emra, si Muhamed, Islam, Sylejman, Leonardo, Kosta, Marko etj në vend të Valdrin, Artan, Elbasan, Dardan, Bashkim, Flamur etj. Veçse shiptarë janë në këtë rast edhe ata që nuk kanë emra që tingëllojnë shqip. Si Islami, si Kosta si Dradani shqip flasin në trojet tona por edhe ata që kanë emigruar, nëse ne në mërgim ua kultivojmë shqipen!

Në kohën kur Kall Kameri u ka vënë emrat djemve të tij si duket ka qenë e mundur t’i emërtoj kështu dhe nuk ka pasur reperkusione nga administrata otomane nëse fare ka pasur administratë të mirëfillt në Shipshan. Dihet se administrata otomane duke parë se nuk mund t’a shtrinte administrimin në malet tona, ata kishin “lejuar” që jeta shoqërore të zhvillohej në bazë të normave ekzistuese zakonore-kanunore dhe për këtë ata në Vilajetin e Shkodrës-pra në Shkodër kishin një zyrë që merrej apostafat me këtë qështje.

Ofendimet apo etiketimet e paragjykimet se ne vijmë nga Karadaku, jemi malazezë etj.,nuk qëndrojnë në asnjë mënyrë. Kur flasim për kohën ne duhet të jemi të vetëdijshëm se kufinjtë e sotëm të Malit të Zi (Karadakut), pra Malësisë sonë të rrëmbyer nga pushtuesit nuk kanë qenë këtu ku janë aktualisht. Kufinjtë kanë lëvizur në bazë të raportit të forcave prandaj ata nuk janë relevant. Sa për ilustrim Serbia në vitet e 70-80-ta të shekullit 19-të thonte se shqiptarët në Kosovë kanë ardhur nga Shqipëria. Familja ime përshembull ka zbritur nga Gegajt( Lushajt ) në Kosovë rreth vitit 1890-1900. Në këtë kohë territorin e Kosovës e kontrollonte imperatoria otomane. Serbia erdhi më vonë.

Vazhdimësia iliro-shqiptare për të mos thënë edhe pellazge në këto vise është katërcipërisht e vërtetuar shkencërisht jo vetëm nga studiuesit tanë por kryeisht nga ata të huaj, dhe këtu nuk ka vend për t’a etiketuar njëri tjetrin.

Shresoj që edhe për shtruesin e pyetjes z. Besnik Jakupaj por edhe për të tjerët t’a kem dhënë një pasqyrë mbi atë që thuhet për prejardhjen tonë. Personalisht mendoj se ne kemi qenë ose edhe jemi një fis solid i dalur vonë më vehte e deri në daljen më vete kemi gjallëruar hapabaraz me fisin e Gashit dhe se edhe me Gashin por edhe vetëm kemi dhënë kontribut të paçmuar për qështjen kombëtarë dhe japim edhe sot, veçse si zakon që është, njeriu e ka të vështirë t’a lavdëroj veten.

Unë me kaq përfudoj diskutimin tim sa i përket kësaj qështjeje me shpresën se zbardha pak enigmën tonë. Shëndet e të mira për të gjithë!

Fotografia e Gëzim Kasumaj
Fotografia e Gëzim Kasumaj
Fotografia e Gëzim Kasumaj
Fotografia e Gëzim Kasumaj