Kam pa me sy vajin e gurit,
mbështetur pas një mali,
sytë fërkonte me bjeshkën,
qante,
emrin ma fshin,

S`kam emër,
atë e mori era,

S’u pa ai që e kaloi pas yllit,
hëna më lexonte emrin çdo dy javë,
dielli m`ka pjekur shkronjat e arta,
n`furrat më t`njohura,
tash pa emër,
pa identitet n`grumbullin e maleve.

Deshën t`më nxisin në qingjin e majit,
ai thanë të ka fshirë emrin me gjuhë,
dikur në pranverën e parë,
mbi të mendonte kripën,
(më thanë)
gjuaje me dorën e ujkut t`dimrit,

Gjetën një patkua kali,
Ja, prej këtij s`ke emër,
tani mos fajëso rrufetë,
as misrin në blojën e ujit,

Gur pa emër.
Ju lutem ma mbani mend emrin?
guri me lot në sy pyet,
ai rrokulliset,
n`lumenj të zhurmëshëm,
t`gjëjë shkronjat,
t`bëjnë emrin.

27.04.2020