Shkon në 431 numri i të shëruarve
Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.
Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.
Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Bashkia | Të prekur | Të shëruar |
Tiranë | 309 | 188 |
Shkodër | 107 | 64 |
Krujë | 97 | 9 |
Durrës | 42 | 38 |
Fier | 37 | 29 |
Kurbin | 31 | |
Korçë | 19 | 18 |
Elbasan | 18 | 15 |
Kukës | 18 | 10 |
Lezhë | 14 | 14 |
Has | 14 | 12 |
Kavajë | 9 | 8 |
Lushnje | 7 | 4 |
Vlorë | 5 | 4 |
Pukë | 5 | 4 |
Mirditë | 5 | 3 |
Rrogozhinë | 4 | 4 |
Tropojë | 4 | 4 |
Berat | 3 | 2 |
Mallakastër | 1 | 1 |
Mat | 1 |
Pavarësisht luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i qytetarëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.
Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.